E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ, projekt për kontrollin e punës së lexuesve të matësit

TIRANE - Kompania “CEZ Shpërndarje” njofton se për të ofruar një shërbim sa më cilësor për konsumatorët ka nisur këtë javë zbatimin e një projekti për kontrollin e punës së lexuesve të matësit.

Duke nisur që nga kjo javë e deri në fund të shkurtit, 100 prej lexuesve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike do të shoqërohen në terren nga një menaxher, i cili do të monitorojë procedurën e punës së lexuesit përkatës.

Ndërsa lexuesi kryen procedurat normale, menaxheri do mbaje shënime mbi procesin e leximit të matësit duke krahasuar të dhënat me ato te lexuesit.
Në fund të shkurtit do të bëhet një analizë e përgjithshme për situatën, duke u bazuar mbi shënimet e menaxherëve përkatës.

“CEZ shpërndarje” bën të ditur se janë vendosur dhe masat që do të merren deri edhe në zëvendësimin e punonjësve që rezultojnë problematikë dhe të korruptuar me punonjës të rinj.

Ky projekt do të ndihmojë në kontrollin mbi saktësinë e sistemit që përdoret për leximin e matësave të energjisë elektrike.
Monitorimi në terren i punës së lexuesve vjen pas prezantimit të projektit për fotografimin e matësave dhe përdorimin e aparaturave për lexim sa më të saktë të konsumit të energjisë elektrike.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›