Kryeministri Thaçi uron festën e Pashkëve
PRISHTINë- Kryeministri Hashim Thaçi përgëzon Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe besimtarët katolikë, me rastin e Festës së Pashkëve.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju z.Gjergji dhe gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve, duke iu uruar mirësi, paqe dhe lumturi”, thuhet në urim.
“Duke uruar që Festën e Pashkëve ta kaloni sa më ngrohtë në familjet tuaja, ju shpreh bindjen e plotë se për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj janë duke ardhur gjithnjë e më shumë ditë të mira për punë, jetesë dhe festime dinjitoze”, shtohet më tej.
“Festa e Pashkëve është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit dhe i besimit për një mirëqenie për popullin dhe vendin tonë”, thekson kryeministri.
“Këtë festë të shenjtë, tash e dy vite po e festojmë me krenari në shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, duke punuar me përkushtim të lartë institucional për integrimin e vendit tonë në institucionet euro-atlantike, përfundon përgëzimi i Kryeministrit Thaçi.
(e.n/BalkanWeb)