Ambasadori Withers dënon thirrjet antishqiptare greke
LEZHE- Ambasadori Amerikan Xhon Withers ka dënuar nga Lezha thirrjet raciste antishqiptare të hedhura në paradën greke pak ditë më parë në Athinë. Duke i cilësuar thirrjet si kërcënime kundër popullit shqiptar, Withers ka theksuar se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë kundër shfaqjeve të tilla diskriminuese.
“Pak ditë më parë në Athinë, një grup ekstremistësh kishin hedhur parrulla e kishin bërë kërcënime kundër popullit shqiptar. Për fat të mirë shumica e popullit grek nuk i pranoi ato pikëpamje dhe në fakt qëndrojnë kundër atyre pikëpamjeve. Edhe qeveria e Greqisë i dënoi ato veprime. Ishin veprime diskriminuese dhe njerëzit këtu në Shqipëri kishin të drejtë të protestonin. Edhe ne si miq të Shqipërisë i dënojmë ato, asnjë lloj diskriminimi nuk është i pranueshëm kundër cilitdo individ nuk është e pranueshme në botën tonë moderne demokratike” u shpreh ambasadori Withers.
(e.n/BalkanWeb)