E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas një fëmijë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur në superstradën Tiranë- Durrës në afërsi të Sukthit.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ndërkohë që fëmija rreth moshës 12 vjeç po kalonte aksin rrugor është aksidentuar për vdekje nga një automjet me targa të Durrësit 58 86 E
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa viktima mësohet të ketë ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por të dhënat paraprake konstatojnë se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit si dhe pakujdesia e viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›