E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Lezhës: Familja çela s'është kërcënuar

Pas shkrimeve fundit në media ku thuhet se familja Klodit ka marrë kërcënime për shkak se ai ka deklaruar në një emision televiziv se është homoseksual reagon policia në Lezhë.
Drejtoria e policisë në Lezhë deklaron se do merren masa që ndaj familjes çela mos të ketë asnjë lloj shqetësimi apo kërcënimi nga asnjë banor i Lezhës dhe në rast se do shfaqen të tilla probleme do ketë bashkëpunim dhe përkrahje maksimale ndaj tyre.
Gjithashtu kjo drejtori bën me dije se pas verifikimeve të bëra rezulton që familja e Klodit banon në qytetin e Durrësit por gjithsesi në deklaratë ndër të tjera shtohet se kjo familje mund të kthehet kur të dëshirojë në qytetin e Lezhës dhe do të gjejë në strukturat e rendit mbështetjen e plotë.
Ndërkohë që theksohet se në këtë komisariat nuk është bërë asnjë denoncim përsa i përket ndonjë kërcënimi të mundshëm të ndonjë pjestari të kësaj familjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›