Hyseni: Me Serbinë bisedojmë vetëm si shtet

(E plotësuar) Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni gjatë takimit ministror Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor në Sarajevë theksoi strategjinë që ka Kosova për integrim në BE dhe në NATO, ndërsa e ka quajtur si të domosdoshme që procesi i liberalizimit të vizave të fillojë menjëherë edhe për Kosovën.
Duke ju drejtuar ministrave në takim, ministri Hyseni theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Evropës, dhe se Evropa nuk është komplete pa të shtatë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të shtrojnë kriteret dhe të jenë rigoroz aq sa ka nevojë, por të mos lejojnë që “lodhja e zgjerimit” të dominojë ndaj rëndësisë tepër të madhe dhe përparësive thelbësore që ka integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministri Hyseni pastaj vuri në spikamë qëllimin strategjik të Kosovës për integrim në BE dhe në NATO, ndërsa bëri thirrje për një perspektivë më konkrete evropiane, duke konstatuar se kjo do të ishte një shtytje e fuqishme për reformat e nevojshme në Kosovë.
“Ne në Kosovë konsiderojmë se viti 2010 është vit i rëndësishëm i progresit dhe reformave kyçe në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, decentralizimit dhe reformimit të administratës publike. Tashmë kemi filluar zbatimin e një varg reformash ambicioze për të përmbushur standardet dhe kriteret evropiane”, tha Hyseni.
Ai tha se edhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të lihen prapa dhe të izoluar nga vendet tjera të rajonit me procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërkaq, ministri Hyseni tha se bashkëpunimi rajonal dhe asistenca e ndërsjellë është shumë e rëndësishme për integrimin e shpejtë të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por theksoi se bisedat e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhin vetëm në nivel të shteteve.
“Bashkëpunimi me fqinjët, si dhe bashkëpunimi rajonal, është në fokus të Kosovës si një prioritet i lartë. Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Republikën e Serbisë për një varg çështjesh praktike të interesit të ndërsjellë. Por, këto biseda duhet dhe mund të zhvillohen vetëm si biseda midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Dialogu do të ndihmonte po ashtu zbutjen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve tona”, ka thënë Hyseni.
Konsensus për perspektivën europiane të Ballkanit
Bashkimi Evropian është i përkushtuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbetet kusht kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni.
Kështu thuhet në deklaratën presidenciale të miratuar në Takimin e Nivelit të Lartë Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor, që zhvilloi punimet sot në Sarajevë, me nismën e Spanjës, vend që kryeson BE-në.
Ministrat e Jashtëm kanë përshëndetur synimin e BE-së për të zgjeruar procesin e liberalizimit të regjimit të vizave për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, kur për një gjë të tillë të jenë përmbushur kushtet. Rrjedhimisht, është përshëndetur vendimi i Komisionit Evropian për regjimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës.
Bashkimi Evropian ka verifikuar nevojën e kushteve të drejta dhe rigoroze në kuadër të procesit të stabilizimit dhe asociimit dhe në harmoni me konsensusin e ripërtërirë për zgjerimin, që ishte miratuar në dhjetor të vitit 2006.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushjen e kritereve dhe kushteve në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përparimi i çdo vendi do të varet nga meritat e secilit prej tyre”, thuhet në deklaratën e miratuar të samitit.
Pas mbylljes së takimit është prononcuar ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, i cili ka apostrofuar prioritetet e BE-së në raport me Ballkanin Perëndimor:
“Zotimi i parë i BE-së ka të bëjë me angazhimin dhe punën për të avancuar procesin negociator të perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Moratinos, raporton REL.
Kurse komisionari për zgjerim, Stefan Fuele, ka thënë se kjo konferencë sot ka dëshmuar se nuk ka vend për rraskapitje ose apati në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian në procesin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Në këtë takim kanë marrë pjesë 48 delegacione – ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Para fillimit të takimit, ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, u ka konfirmuar gazetarëve se qëllimi i këtij samiti është riafirmimi i vëmendjes së Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ajo që shpresoj se do të ndodhë është fakti që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor do të hyjnë në të ashtuquajturin “procesi i qasjes”. Do të duhen vite që të gjitha vendet të kalojnë këtë proces, derisa nuk arrijmë në një fazë kur vendet e rajonit do të bëjnë garë njëra me tjetrën për hyrje në BE. Fokusi do të jetë Komisioni Evropian”, ka thënë Bildt.
Në samitin e Sarajevës ka marrë pjesë edhe zëvendëssekretari shtetëror amerikan, James Steinberg. Në kumtesën e State Departamentit thuhet se me këtë samit sërish konfirmohet mbështetja e SHBA-së dhe e BE-së për integrime euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Samiti në Sarajevë është mbajtur nën masat e mëdha të sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Bosnjës dhe pa praninë e gazetarëve.
Frattini: Shqipëria e Bosnja fitojnë liberalizim para dimrit
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini deklaroi para gazetarëve në Sarajevë, pas takimit të ministrave BE-Ballkani Perëndimor, se është arritur konsensus unanim për perspektivën europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Frattini ka treguar se në takim është theksuar nevoja e përshpejtimit të liberalizimit të vizava me BeH dhe Shqipërinë, dhe ka shprehur pritjen se këto dy vende do ta fitojnë liberalizimin para dimrit.
Ai shtoi se nuk ekzistojnë kurrfarë pengesa politike për heqjen e vizave ndaj qytetarëve të BeH dhe Shqipërisë, vetëm se bëhet fjalë për kritere teknike.
Sot mbahet samiti i Sarajevës
Në Sarajevë sot mbahet samiti i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, ku pritet të rikonfirmohet perspektiva evropiane e rajonit dhe të mbështetjes së BE-së ndaj kësaj perspektive.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i barabartë i Kosovës me shtetet e tjera në Sarajevë është njohje unanime ndërkombëtare për vendin.
Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Skender Hyseni.
Dje, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, tha se“integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar dhe demokratike”.
Por Brukseli ka paralajmëruar se “mbeten sfidat” për vendet aspirante në BE, në fushën e lirisë së shtypit, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
transmeton Radio Evropa e Lirë.