Kryeministri Zgjedhja e Presidentit do te behet ne perputhje te plote me Kushtetuten
Zgjedhja e Presidentit të Republikës do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, e cila u ndryshua në përputhje me vullnetin e plotë të liderit socialist, Edi Rama.
Kështu deklaroi kryeministri Berisha gjatë një konference për median, ndërsa e konsideroi si të pajustifikuar shqetësimin e Ramës, kur është ai që deri tani ka pasur në krahë të tij presidentin e Republikës, vota e 8 Majit sipas kryeministrit e konfirmoi plotësisht këtë.
Kryeministri refuzoi dhe të merrte në konsideratë pendesën e Edi Ramës për ndryshimet në Kushtetutë, ndërsa ish-drejtues të Partisë Socialiste nën koperturën e shoqërisë civile, kërkojnë me ngulm kthimin e tyre mbrapsht.
Kryeministri Berisha iu përgjigj medias edhe për zgjedhjet e drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike, pas kryesisë së re.
Lideri demokrat tha se nënkryetarët dhe sekretariati do të zgjidhen së afërmi.