E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, zhvillon sot mbledhjen e KDK-së

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillojë mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar. Në këtë mbledhje, që zhvillohet rishtas pas përfundimit të procesit zgjedhor, për zgjedhjet vendore të 8 Majit, kreu i LSI-së, Ilir Meta do të bëjë një pasqyrim të rezultatit të arritur nga LSI-ja dhe nga koalicionit qeverisës. Po ashtu, Meta do të ndalet gjerësisht në situatën politike që po kalon vendi dhe rajoni. (situata në Kosovë)
Gjithashtu, kreu i LSI-së, do ndalet gjerësisht tek debati më i fundit për ndryshimin e reformës zgjedhore, si dhe do të shprehi opinionin e tij dhe të LSI-së në lidhje mbi ndryshimet kushtetuese.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›