E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacionalja e Rinise Socialiste LRI anetarja e re

Në Këshillin Botëror të IUSY-së, i cili po zhvillohet në datat 25-31 korrik në Attersee të Austrisë, në seancën kryesore të Këshillit u votua në unanimitet nga të gjithë organizatat pjesëmarrëse për anëtarësimin e Lëvizjes Rinore për Integrim në organizatën ndërkombëtare rinore më të rëndësishme të spektrit politik të social-demokracisë.

Vendimi i lidershipit të IUSY-së dhe organizatave simotra nga e gjithë bota për anëtarësimin e LRI-së ishte rezultat i një vlerësimi maksimal nga IUSY për rolin aktiv të LRI-së në vendim-marrjen politike, në hartimin e politikave rinore dhe marrjen e një sërë iniciativash për trajtimin e çështjeve sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore.

IUSY, në motivacionin e vendimit të tij theksoi se profili, aktivizimi dhe kontributi politik i LRI-së edhe në nivel rajonal apo europian në bashkëpunim me forumet rinore është një vlerë e shtuar, si për IUSY-n ashtu edhe për konsolidimin e vlerave të social-demokracisë.

LRI u përfaqësua në këtë aktivitet me një delegacion prej rreth 100 të rinj, të kryesuar nga kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Blerina Kazaferi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›