Paralajmerim Cunami pas termetit detar ne brigjet japoneze
Perpara brigjeve te Japonise ka ndodhur nje termet i fuqishem detar. Autoritetet dhane fillimisht paralajmerim per nje vale permbytjeje. Cunami per ishujt ne verilindje te vendit, paralajmerim i cili me vone u terhoq serish. Sipas te dhenave te autoriteteve amerikane per vrojtimin e termeteve termeti detar ne brigjet e Japonise arriti nje fuqi prej 7 ballesh. Epiqendra ndodhej ne Oqeanin Paqesor ne nje thellesi 40 kilometra ne lindje te ishullit japonez Honshu. Sipas njoftimeve te agjencive te lajmeve, ndertesat ne kryeqytetin e Japonise, Tokio, u lekunden nga termeti.