E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet libri Pavaresia i Ilir Ikonomit

Një përshkrim i figurës së Ismail Qemalit dhe rrëfenjat e udhëtimit të tij historik drejt Shqipërisë së pavarur në harkun e 26 ditëveështë subjekti i librit të ri të publicistit dhe studiuesit Ilir Ikonomi. Autori ka zgjedhur të shtjellojë jo tërë biografinë e Ismail Qmalit, por vetëm një segment të jetës e të veprimtarisë së tij, që lidhet me luftën dhe përpjekjet e tij për realizimin e projektit madhor të Lëvizjes Kombëtare shqiptare, çlirimin e Shqipërisë nga sundimi osman dhe themelimin e shtetit të pavarur. Autori saktëson se faktet që dalin në këtë libër janë nxjerr nga qëmtimi i mijëra dokumentave historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Kryeministri i vendit Sali Berisha i pranishëm në promovimin e librit të Ikonomit tha se "Ismail Qemali është një piedestal i kombit dhe ka shumë arsye që shqiptarët të ndjehen krenarë. Gjithashtu Berisha deklaroi se historianë dhe studiues po punojnë që në këtë 100 vjetor të pavarësisë, historia të mos jetë e shkruar siç ka qënë më parë, por të thotë të vërteta të mëdha”.

Libri “Pavarësia”, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit vjen si një ndërthurje e këndshme e të lexuarit të historisë me stilin letrar -artistik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›