E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri cek: CEZ të zgjidhë mosmarrëveshjet në Shqiperi, investimet tona model suksesi

TIRANË- Kryeministri i Republikës çeke, Petr Necas në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Sali Berisha deklaroi se pret që kompania ceke CEZ Shpërndarje të zgjidhë mosmarrëveshjet e krijuara kohëve të fundit në tregun shqiptar, në mënyrë që të kthehet në investim suksesi.

“Dua të përmend që interesi jonë është që investimi i CEZ të jetë model i sukseshëm. Gjithashtu jam siguruar nga kryminsitri Berisha që edhe nga pala shqiptare ka interes që procesi të dalë i sukseshëm. Ne e dimë që ka pasur mosmarrëveshje dhe ne presim që të zgjidhen. Besoj se zgjidhja e kësaj situata do jetë kyce dhe sinjal i mirë edhe për Europën Perëndimore pasi CEZ është një ndër 5 kompanitë e mëdha në të gjithë Europën. Berisha më ka siguruar që pala shqiptare do bëjë c’mos që problemi të zgjidhet”,- deklaroi kryeministri cek. 
 
lajmi vijon
AXHENDA E KRYEMINISTRIT CEK
Kryeministri i Republikës çeke, Petr Necas do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të homologut shqiptar, Sali Berisha. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Necas do të pritet nga Kryeministri Berisha, me një ceremoni zyrtare në kryeministri. Më pas, dy homologët do të zhvillojnë një takim tete a tete, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve, të kryesuara nga kryeministrat. Në përfundim të tyre, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Necas do të dalin në një konferencë të përbashkët për median. Gjithashtu në prani të dy kryeministrave, në Sallën e Marrëveshjeve të Këshillit të Ministrave do të nënshkruhet Protokolli i Marrëveshjes së ripranimit midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës Çeke. Kryeministri Berisha do të shtrojë edhe një drekë zyrtare për nder të Kryeministrit Necas dhe delegacionit që e shoqëron. Ne vijim, Kryeministri Necas do të pritet në një takim, nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin Berisha, në ceremoninë e mbylljes së Forumit ekonomik çeko-shqiptar. Në prani të tyre do të firmoset edhe Protokolli i Komitetit të Përbashkët midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. Vizita e Kryeministrit Necas është një kontribut i rëndësishëm në çuarjen më tej të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atyre ekonomike.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›