Burgaj: Lazarati ende vend i kultivimit të drogës
GJIROKASTËR- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtëetit Hysni Burgaj konstaton se Lazarati vijon të mbetet si vend problematik sa i takon kultivimit dhe prodhimi të lëndëve narkotike.
Në një takim rajonal të organizuar mesditën e sotme me krerët vendorë në qytetin e Gjirokastrës për për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, Burgaj deklaroi se nuk do ketë asnjë kompromis sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike, dhe për këtë qëllim sipas kreut të polisicë së shteti do ketë masa të rrepta të cilat do të shkojnë deri në konfiskimin e pasurive të përfituara nga trafikimi i lëndëve të jashtëligjshme.
“Brenda një viti, në disa komuna në qarkut të Gjirokastrës, kultivimi i bimës narkotike është zhdukur. Përjashtim bën vetëm Lazaratit”, theksoi Burgaj. “Ju përgëzoj për rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, por kërkoj nga ju më shumë impenjim, angazhim dhe rritje të forcës goditëse kundër trafikut të bimëve narkotike”, shtoi Burgaj.
Mimoza Çomo, prefektja e qarkut të Gjirokastrës, u shpreh se që tani ka filluar puna në hartimin e programeve në ngritjen e grupeve të punës, në riorganizimin e strukturave parandaluese dhe goditëse, në sensibilizimin e opinionit etj.
Dashnor Aliko, kryetari i komunës së Lazaratit, tha se “këtij fenomeni po i thuhet stop nga qeveria shqiptare, nga miqtë tanë ndërkombëtarë, ndaj edhe ne si banorë të këtij fshati do t’i themi përfundimisht stop”. “
Komuna e Lazaratit kontribuoi në liberalizmin e vizave dhe do të vazhdojmë të këtë rrugë si komunitet, duke mos kultivuar bimë narkotike me qëllim që vendi ynë të intregrohet sa më shpejt në strukturat e Bashkimin Europian”, theksoi ai.
(el.me/BalkanWeb)