E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Cefa, anëtari i ri i KLD-së

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë mbledhjes së sotme (e hënë) ka miratuar kandidaturën e Evis Cefës si anëtarin më të ri të Këshillit.

Cefa u zgjodh nga Parlamenti, pak ditë më parë me votat e mazhorancës, si kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë, KLD bëri sot vlerësimin e mandatit të Cefës dhe paraprakisht mësohet nga burime të KLD-së, se e ka miratuar atë.

Mbledhja e KLD-së, e cila drejtohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëherësh kryetar i KLD-së pritet që të zgjedhë gjithashtu edhe nënkryetarin e ri të KLD-së, pas dorëheqjes të Kreshnik Spahiut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›