E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji i ri, gjuha e huaj provim i detyrueshëm, mësimi që në klasë të 3-të

TIRANE-Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe mjetet e informimit publik pr/ligjin e ri për arsimin parauniversitar.

Pr/ligji i hartuar nga MASH parashikon që të mbetet në fuqi sistemi 9-Vjecar, por shkolla fillore të bëhet 6 vite, kurse sistemi në gjimnaze do të mbetet 3-vjecar.

Risi në këtë pr/ligj është pika për gjuhën e huaj- Kështu parashikohet që gjuha e huaj të hyjë si provim i detyrueshëm në gjimnaze dhe provimi i parë për të aplikohet në vitin 2014, dhe në shkollat 9-vjecare ku provimi i parë do të aplikohet në vitin 2015.
Gjuha e parë e huaj do të nisë në fillore në klasën e tretë, kurse gjyha e huaj e dytë do të nisë në klasën e shtatë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›