E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri dhe 13 ministra kanë lindur në Tiranë, dy ministra nga Skrapari

edi ramaGjithmonë është kuriozitet që të mësosh ndarjen gjeografike të ministrave që ulen për herë të parë në Këshillin e Ministrave.

Gazeta Panorama ka shqyrtuar jetëshkrimet e kabinetit të ri dhe thekson se kryeministri, Edi Rama, dhe 13 ministra kanë lindur në Tiranë.

Dy ministra kanë lindur në Skrapar, nga një në Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Korçë dhe Krujë.

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka mbaruar gjimnazin në Korçë me medalje ari. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë 1999 me medalje ari. Në to, duke nisur që nga Kryeministri Rama, është tentuar të jepen momentet më të rëndësishme për karrierën e çdo ministri, edhe duke lënë në harresë ndonjë element.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk ka përmendur në asnjë rresht diplomimin universitar apo pasuniversitar, por ka nisur direkt me karrierën./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›