E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: LSI nuk duhej të ishte në qeveri, mjaftonte Meta si kryetar Kuvendi

edi-rama-spartak-ngjelaAvokat Spartak Ngjela, në një intervistë për News24, tregohet i ashpër me ish- aleatin e tij, Edi Rama.

Ai thotë se e prishi paktin me Ramën pasi ai kishte turp që të bënte publik postin që kishte menduar ti caktonte.

Ngjela paralajmëroi se ai është ose me qeverinë, ose kundra saj.

Unë nuk jam vartës i dikujt, jam partner, tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, politika është shkollë dhe nuk mund të merren njerëz nga fshati dhe të vendosen në qeveri.

Ngjela tha se në kabinet duhej të ishin të paktën tre persona, Pandeli Majko, Ben Blushi dhe Arta Dade.

Ngjela theksoi se puna e qeverisë së re është e vështirë për shkak se Shqipëria është një vend informal.

Pyetja është nëse kjo qeveri do ketë forcë. Nuk e di, këta janë të majtë, tha Ngjela.

I pyetur nëse do zgjasë bashkëqeverisja mes Metës dhe Ramës, Ngjela thotë: Politika dhe miqësia janë ujë dhe vaj, nuk bashkohen. Edhe paraja e miqësia janë ujë e vaj.

Sipas Ngjelës, nëse Rama nuk e lufton korrupsionin shtetëror, shoqëria do ketë një krizë të madhe.

Ngjela thotë se nuk e di se me kë do e luftojë Rama korrupsionin.

Sipas tij, LSI nuk duhej të ishte në qeveri, por duhej mjaftuar me postin e kryetarit të Kuvendit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›