Mbledhja e fundit e qeverisë/ Berisha privatizoi Gardën e Republikës, një territor i shumëlakmuar në Tiranë
Ajo është një nga zonat më të lakmuara në Tiranë, për të mos thënë më e mira.
Bëhet fjalë për zonën ku është vendosur Garda e Republikës.
Pranë gjelbërimit të Liqenit Artificial dhe qendrës së Tiranës, ai është vendi ideal për pallate.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Sali Berisha ka vendosur që të privatizojë këtë territor, që në fakt është në përdorim strategjik për shkak se aty kalojnë tunele dhe ambiente të nëndheshme.
Por siç raporton e përditshmja Dita, 7.5 dynymë në këtë zonë i ka kaluar pronarëve, katër familjeve Përnaska, Nishku, Kazanxhi dhe Dema.
Gjithçka është zhvilluar brenda një muaji, me një shpejtësi rrufe.
Operacionin e ka udhëhequr Flamur Noka, që ka blerë vetë një apartament diku mes Liqenit Artifical dhe Gardës.
Siç duket i ka shijuar kjo pronë që shihte përditë./ep