Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Fatos Nano mori pjesë ne nje takim te zgjeruar me banore te komunes se Dushkut ne Lushnje me rastin e fushatës për zgjedhjet per keshillin e kesaj komune. Ne kete t
Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Fatos Nano mori pjesë ne nje takim te zgjeruar me banore te komunes se Dushkut ne Lushnje me rastin e fushatës për zgjedhjet per keshillin e kesaj komune. Ne kete takim merrnin pjese autoritete te qeverise, deputete te Kuvendit te Shqiperise, drejtues te institucioneve, pushtetit vendore etj.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri Nano u shpreh:
Të dashur miq,
Ju falënderoj për mikpritjen dhe për entuziazmin me të cilin vazhdoni të besoni tek fitorja dhe e ardhmja. Sic e shihni kam ardhur me plot miq sot, me një rini të mrekullueshme që po mbush auditoret e Universiteteve për të përgatitur të ardhmen tonë të përbashkët europiane.
Erdha personalisht në Dushk, jo sepse kam ndonjë dyshim tek fitorja e socialistëve progresistë këtu, por për t'a festuar së bashku fitoren. Mbi të gjitha erdha të përshendetem me ju dhe t'ju përgëzoj për qetësinë dhe kulturën e lartë demokratike që keni reflektuar në përballimin e "kapriciove" të votës dhe të vakumeve që ajo krijoi në funksionimin e institucioneve tuaja vendore.
Me emrin e nderuar të komunës suaj është tentuar të bëhet politikë e mbrapshtë, të njolloset mbarë vendi, apo të mohohet gjithcka është arritur në sistemin tonë demokratik nga ata që e shkatërruan vendin në vitin '96. Është tentuar të vritet shpresa juaj dhe e gjithë shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe më me dinjitet në botën moderne. Unë ju falënderoj që ju mbeteni një nga vatrat e zjarrit të zemrës socialiste në mbarë vendin. Por ne, socialistët, asnjëherë nuk pranuam që emri i Dushkut të njolloset, apo të përdoret si simbol i pemës së shtrembër. Dushku nuk është hambar i trafikimit të votive, por është hambari i derdhjes së votave lumë në favor të socialistëve dhe progresistëve, në favor të integrimit në Europë e udhëhequr nga socialistët. Këtë më mirë se kushdo e dinë banorët e Grapshit, të Dushk Peqinit, të Konjatit, të Zhamës, të Thanasajt dhe patjetër të Dushkut të Madh. Rroftë Dushku dhe njerëzit e tij të mrekullueshëm!
Të dashur miq,
Ditën e djelë ju keni shansin e madh dhe jam e bindur se do ta shfrytëzoni këtë rast për të ndëshkuar me votë të lirë progresiste të gjithë shushunjat politike që emrin e komunës tuaj e kanë zhkarravitur në fjalime dhe raporte false brenda e jashtë vendit, që kanë nëpërkëmbur punën dhe nderin tuaj, duke përfituar në mënyrë të padrejtë për vete.
Le t'i lëmë të nanurisin me hënën ata që mendojnë se cështja e Palestinës është baraz me cështjen e Dushkut, le t'i lëmë në marrëzinë e tyre të pashërueshme dhe të investohemi së bashku për të vazhduar të përmirësojmë më tej jetesën, të vazhdojmë të rrisim mirëqënien, të zhvillojmë infrastrukturat, nivelin arsimor, kujdesin shëndetësor, vlerën e pronave dhe sigurinë e jetesës.
Të dashur miq,
Ka cicërima dhe ulërima që përhapin mashtrimin se pas 7 vjetësh në pushtet socialistët dhe aleatët e tyre të progresit janë të lodhur. Këto i përhapin forca apo grupe që janë të paaftë të konkurojnë me votën e lirë për reforma dhe projekte konkrete zhvillimi, të paaftë për dialog dhe transparencë, ata përdorin të gjithë arrsenalin e shpifjeve dhe mashtrimin. Por këtë e besojnë vetëm ata Pas 7 vjetësh në pushtet, ne socialistët dhe progresistët deklarojmë se jemi me më shumë eksperiencë në qeverisje, në reforma dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me më shumë projekte europianizuese për Shqipërinë dhe prandaj jemi më të vendosur se kurrë që ta bëjmë Shqipërinë tonë të dashur pjesë të familjes sonë euroatlantike.
KUndërshtarët e paaftë nuk e kuptojnë që ne nuk lodhemi, pasi energjinë na i jepni ju që reformat tona tona transformuese i keni shndërruar dhe po i shndërroni në të mira reale të familjeve dhe fëmijëve tuaj. Sot komuna e Dushkut përshkohet nga rruga nacionale e cila në vitin 2005 do shndërrohet në autostradë me të gjitha nënkalimet dhe mbikalimet e nevojshme për një jetesë normale dhe lëvizje të lira, duke shtuar kështu dhe shanset e lëvizjes dhe thithjes më të shpejtë dhe të plotë të produkteve dhe sipërmarrjeve tuaja.
Fermat e Dushkut që kanë arritur të nxjerrin edhe 19 mijë USD në vit për ekonominë po përdoren në të gjithë Myzeqenë dhe në të gjithë Shqipërinë si shembuj, për mënyrën e organizimit dhe të shfrytëzimit të tokës apo të resueseve të saj, të konkurimit dhe të fitores në kushtet e ekonomisë së hapur të tregut.
Janë rreth 1000 ha ullishte, 100 ha vreshta, po kaq edhe pemishte e vecanërisht 16 ha sera plastike kanë nxitur Qeverinë që të projektojjë zgjerimin e tregut të Lushnjës për thithjen në kohë dhe cilësi të prodhimeve tuaja në zgjerim. Vetëm nga projekti 2KR, qysh prej vitit 2004 janë dhënë në komunën e Dushkut 242.000 dollarë amerikanë, të cilët nuk shpërndahen nëpër sportele klubesh të pistë, por vijnë në formën e makinerive bujqësore, traktorëve dhe plehrave bujqësore dhe stimujsh financiar për zgjerimin e prodhimit dhe të fiitimeve tuaja.
Ju garantoj se vitin tjetër komuna juaj do të përfitojë edhe një investim 100 mijë dollarë për traktorë të rinj për punimin e tokës, duke e cuar parkun e komunës suaj në 60 makineri të reja për 2500 ha e tokës që zotëroni gjithsej.
Më lejoni t'ju jap dhe një lajm tjetër. Në kuadër të projektit të Qeverisë për të hequr akcizën e karburanteve për mekanikën bujqësore, ditën e hënë do filloni të përfitoni edhe ju fermerët e komunës së Dushkut. Pas pak ditësh ju nuk do e bleni më naftën me 95 lekë për litër, por vetëm me 53 lekë për litër. Ju e dini më mirë se unë se cdo të thotë kjo për ekonomitë tuaja familjare. Por unë dua t'ju garantoj se do të vazhdojmë me këtë këmbëngulje të zgjerojmë dhe thellojmë reformat që po japin produkte të prekshme për secilin, sepse ne jemi investuar për mirëqënien tuaj të sotme dhe të ardhme e cila mbështetet tek puna dhe sipërmarrja e ndershme.
Ne nuk ndërtojmë piramida, nuk sjellim "sudet" dhe "kopetentët" që qëndrojnë pas tyre për të vjedhur në mes të ditës djersën dhe mundin tuaj. Ne ofrojmë përparim të përditshëm dhe mirëqënie që vjen nga harmonia njerëzore dhe solidariteti njerëzor, nga puna dhe sipërmarrja e ndershme. Ne e bëmë realotet pajtimin kombëtarë, duke fshirë cdo hije të luftës së klasave që ringjalli Berisha.
Ja përse besojmë tek fitorja, ja përse fitojmë, ja pse do të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë Europën edhe në mes të Myzeqesë!