Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë ligjore, e cila nxit thellimin e reformës në arsimin e lartë ne vend.ne kete drejtim eshte vendimi për rishikimin e pagave të punonjësve të unive
Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë ligjore, e cila nxit thellimin e reformës në arsimin e lartë ne vend.ne kete drejtim eshte vendimi për rishikimin e pagave të punonjësve të universiteteve dhe të shkollave të larta, vendimin për thellimin e autonomisë financiare të këtyre shkollave dhe plotësimin e kuadrit ligjor për pajisjen e studentëve me "Kartën e Studentit". Këto vendime janë në përputhje të plotë me strategjitë dhe hapat për reformën në këtë funksion.
Së pari, vendimi për rritjen e pagave të punonjësve efektivë, pedagogjiko-shkencor, të universiteve dhe shkollave të larta percakton vendosjen në piramidën e sistemit të pagave te administrates civile të stafit akademik të arsimit te larte. Kjo do të thotë që ne kete piramide klasifikimi më i lartë do të jetë për titullin profesor, në pozicionin A8 që i përket me shifer 87 mijë e 476 lekë deri tek pozicioni më i ulët që është asistent pedagog në pozicionin B4 ose në shifra 45 mijë e 238 lekë.
Informacion - Kështu paga aktuale 65.659 lekë, bëhet 87.476 lekë. Për pozicionin profesor i asociuar Paga bazë aktuale 55.422 lekë, bëhet 75.896 lekë. Për pozicionin pedagog me gradë shkencore, Paga bazë aktuale prej 37.948 lekë bëhet 65.659 lekë. Për pozicionin pedagog Paga bazë aktuale prej 33.553 lekë bëhet 55.422 lekë. Për pozicionin asistent pedagog Paga bazë aktuale prej 29.159 lekë bëhet 45.238 lekë.
Po ashtu në këtë drejtim është bërë riklasifikimi i pagave edhe për Akademinë e Shkencave.
***
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për një shtesë në vendimin perkates të Këshillit të Ministrave "Për përdorimin e fondeve buxhetore, të planifikuara për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet", vendim ky i cili është në funksion të rritjes së autonomisë financiare të arsimit të lartë.
Sipas këtij vendimi, shkollat e larta dhe fakultetet, për fondet e veta të miratuara apo të krijuara, do t'i kryejnë vetë proceduarat e prokurimit.
Proceduarat e prokurimit në shkollat e larta dhe fakultetet do të kryhen në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për prokurimin publik.
***
Po ashtu, si pjesë e kësaj pakete ligjore është edhe projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë",
Projektligji është një iniciativë e filluar me urdhër të Kryeministrit "Për ngritjen e Grupit Ndërministror të Punës për realizimin e Kartës së Studentit", i cili u ngarkua me hartimin e draftit fillestar kohe me pare.
Karta e Studentit është një dokument identifikimi për të gjithë të rinjtë që ndjekin studimet në universitetet shqiptare. Statusi i studentëve në nivelin e përgjithshëm përcakton një përkujdesje të vecantë nga ana e shtetit ndaj pamundësive financiare që kanë sot të rinjtë si pasojë e mospasjes së një pavarësie ekonomike për shkak të moshës.
Të gjithë studentët që do të jenë të pajisur me këtë kartë do të përfitojnë disa shërbime dhe cmime të reduktuara për udhëtime, shërbime mjekësore, veprimtari artistike e kulturore, etj.
Ngarkohet Ministristria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paraqesë për miratim projektvendimin "Për Kartën e Studentit", në të cilën do të përcaktohen forma, përmbajtja, elementët e sigurisë, procedurat e pajisjes me kartë, si dhe lehtësirat socialekonomike dhe ato të shërbimeve që ofrohen nga institucionet shtetërore dhe entet e tjera publike dhe private për studentët shqiptarë.
Projektligji është në koherencë të plotë me ndryshimet që kërkon përafrimi i legjislacionit tonë me standartet e BE-së, në mënyrë që studentët, të cilët ndjekin studimet e larta në të gjitha universitetet shtetërore dhe private në Shqipëri të gëzojnë më shumë të drejta dhe të përfitojnë lehtësira financiare nga përdorimi i Kartës së Studentit.