Kryeministri dhe Kryetari i PSSH-së, Fatos Nano, zhvilloi sot një takim me struktura të Partisë së Qarkut te Gjirokastres. Kryeministri u informua me situaten e funksionimit te PS ne kete qark dh
Kryeministri dhe Kryetari i PSSH-së, Fatos Nano, zhvilloi sot një takim me struktura të Partisë së Qarkut te Gjirokastres. Kryeministri u informua me situaten e funksionimit te PS ne kete qark dhe me problemet e qeverisjes.
Ne kete takim me socialistet e Qarkut te Gjirokastres, Kryeministri Nano tha:
Unë kam gjithë informacionin që duhet të kem edhe për problemet e Gjirokastrës. Di që disa çështje me karakter kombëtar të qytetit të Gjirokastrës nuk mund të menaxhohen vetëm nga Bashkia e Gjirokastrës këtu, (jo vetëm vlerat kombëtare si qytet muze), dhe do të investohem personalisht bashkë me Ministrinë dhe Ministren e Kulturës që të afrohen edhe më shumë projekte, fonde nga UNESCO për restaurimin e objekteve me vlera të rralla si Kalaja, Qafa e Pazarit, infrastruktura e qytetit, për të pasur jo vetëm një kryetar të ri por edhe një qytet jo të plakur.
Jam informuar se këtu ka patur mungesa të theksuara uji, sidomos në lagjet periferike, gjysëm deri në një orë në ditë, si pasojë e amortizimit gati të plotë të rrjetit përcjellës, te tubacioneve. Besoj se e dini që ka nisur studimi me fondet e shtetit për rikonstruksionin dhe do te shikoj mundësinë për të prokuruar menjëherë fonde për riaftësimin e ujësjellësave të Hosit, Tranoshishtës e Budukut.
Jam njohur edhe me konfliktin e firmës "Glina" me banorët e fshatit Glinë për ujin dhe besoj së është në moralin e shtetit që furnizimi me ujë i Glinës të mos bëhet në kurriz të Glinës, që burimi i Glinës të zgjidhe dhe problemet e banoreve të Glinës dhe besoj se Këshilli Kombëtar i Ujit do ta trajtojë këtë çështje në dobi të komunës së Dropullit të Poshtëm.
Ministri i Energjitikës ketu u shpreh se është objektiv afatmesëm i KESH-it qe të bëhet studimi për të ngritur një nënstacion të ri, sepse aktuali është amortizuar, duke e zhvendosur meqë edhe përmbytet nga prurjet e ujrave.
Gjithashtu jam ne dijeni per drejtorin e ri te Bujqësise, i cili ka nisur të japë efekte më të mëdha në aktivizimin e resurseve të zonës, traditave të bujqësisë, misrit, duhanit, vreshtarise, për t'u rikthyer në disa zhvillime dhe prodhime tradicionale që nuk mund të lejohet më të braktisen.
Për këtë Qeveria ka në program të rishikojë çmimin e ujit për ujitje, karburantit, te cilat bëhen në funksion të zhvillimit, menaxhimit të resurseve dhe natyrisht, në një vit elektoral, bëhen në dobi të të gjithë njerëzve. Kjo do të thotë se ne duhet që, këtë vit, të intensifikojmë analizën politike, në funksion të përzgjedhjeve dhe vendimmarrjeve politike, që në rradhe të parë rikoordinojnë drejtues të suksesshëm dhe përmiresojnë cilesinë, si dhe premtojnë për më shumë rezultate në ekipet qeverisëse.
Të gjithë njerëzve u shërbejnë drejtues më të aftë, menaxherë të mirë, njerëz të përgjegjshem, të sakrificës dhe të aftë për të bashkëpunuar me aktoret e tjerë qeverisës, por dhe me aktoret jo shtetërore të zhvillimit. Te gjitheve u sherbejne njerëz që nuk tremben e japin llogari përballë këshillave politike apo legjislative, nga komuna deri në qark.
Ne duhet që me këto analiza, siç bëmë dhe dje në Komitetin e Pergjithshem Drejtues të PSSH në shkallë kombëtare të forcojmë bashkëpunimin dhe disiplinën e bashkëpunimit. Një parti që qeveris në vitin e gjashtë vendin dhe, është kandidate për të qeverisur sërish edhe në nivelin vendor, nuk mund të mos qarkullojë të njejtin informacion për zhvillim. Kjo eshte detyre e qeverisësve, përfaqësuesve shtetërore që zgjidhen nga elektorati nëpërmjet partive politike, nga legjislatorët deri te administratoret.
Ky problem i debatit, (se nuk besoj që është ndonjë konflikt), midis trupave partiake dhe trupave shtetërore, që dalin nga partia apo nga koalicioni, është e rëndësishme që t'i kapërcejmë ato që duken si konflikte dhe të shendoshim edhe debatin brenda nesh dhe brenda koalicionit, duke qarkulluar dhe vënë në dispozicion të drejtuesve politike apo qeverisës, qendrorë apo lokalë, informacionin për zhvillim.
Detyrat e zhvillimit, resurset dhe aktoret e zhvillimit, duhet t'i njohim të gjithë njëlloj, se ndryshe rrezikojmë që një iniciative ligjvënëse që del nga Qeveria të mos miratohet nga Kuvendi; një iniciativë për zhvillim që del nga Bashkia të mos miratohet nga Këshilli Bashkiak. Këtu nuk është çështja thjesht per një pozicion politik mazhorancë-opozitë, se nuk besoj se opozita në Shqipëri karakterizohet nga armiqësia ndaj zhvillimit për shkak të mosqënies në pushtet, ajo nuk është e vërtetë. Kur qarkullon i njejti informacion për zhvillim, për projektet dhe reformat që sjellin zhvillim, unë besoj se mendësitë për konsensus të gjerë politik, administrativ, shoqëror, bëhen me të mëdha dhe bëhen faktore, që e nxisin zhvillimin pa e bllokuar atë. Natyrisht, ka edhe absurde. Ka parti të djathta që hiqen si parti të ekstremit të majtë, kur kontestojnë dhe zbritjen e kompetencave fiskale pranë autoriteteve vendore apo që marrin përsipër, pasi e kanë humbur pushtetin që u dha maxhoranca shqiptareve, (është fjala për PD-në dhe Saliun dje në emër të PD-së), marrin përsipër fatura që i kanë harxhuar dhe plaçkitur për vete në dobi të të përndjekurve, në një kohë që nëse ka ende të përndjekur, të paintegruar në Shqipëri, ky nuk është defekt i qeverisjes sonë, por pasojë e braktisjes së shtresave nga 6 vjet qeverisje e PD-se së Berishës, që kujton se mund të abuzojë sërish me të njejtat spekullime.
Unë do t'ju ftoja në këtë periudhe deçizive, jo vetëm për fatet e mazhorancës, por për fatet e procesit europian në të cilin ka hyrë në mënyre të pakthyeshme Shqipëria, qe ju të shikoni njeri-tjetrin në sy, të menaxhoni të njejtin proces dhe informacion zhvillimi, të forconi bashkëpunimin dhe kritikën në funksion të zhvillimit dhe të përzgjidhni përfaqësues dhe ekipe me të afta për të përshpejtuar progresin, për të përdorur më mirë fondet publike që vijne nga qendra në qark dhe për të mobilizuar më shumë fonde që lëvizin në këtë pjesë të tregut kombëtar në funksion të zhvillimit vendor të komuniteteve lokale, integrimit të kësaj treve në zhvillimin rajonal dhe europian që përjeton gjithë vendi. Këtë proces do ta udhëheqë partia dhe institucionet drejtuese të saj. Nuk ka dy mënyra për të udhëhequr këtë proces. Sikurse e thashë edhe dje, është e palejueshme që konkurenca për zhvillim të kthehet në konflikte brenda partisë apo kush do ti zërë vendin kujt.
Konkurenca për zhvillim dhe një vit elektoral nuk ka objekt tjetër përveçse të fitojë betejën për zhvillim me kundërshtarin politik, me alternativat që kanë forca të tjera politike. Kjo çështje nuk mund të përballohet në mënyre populiste. Ne kemi gjithë përgjegjësinë dhe sensin vetëkorrigjues, qe vit pas viti te saktësojmë angazhimet tona elektorale e qeverisëse, asnjëherë në zbritje. Por ne e dimë se çfarë e pengon zhvillimin e këtij vendi me mire se gjithë të tjerët, prandaj duke korrigjuar vetveten ne shtojme dhe luftën, goditjen, rezultatin, kunder pengesave që kërcenojnë dhe frenojnë zhvillimin si korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet, pastrimi i parave, abuzimi me fondet publike apo perdorimi i detyres për përfitime private.
Gjirokastra, si qark dhe si rreth, është shumë e rëndësishme në shkallë kombetare. Në 12 vjet tranzicion nisi të harrohet fjala Gjirokastër e të dominojë fjala Kakavije apo Lazarat, kurse sot janë institucionet e qarkut të bashkisë, të komunave, të shtetit në qendër qe po dominojnë edhe pikat e kalimit kufitar, edhe doganat, dhe shërbimin fiskal dhe levizjen me të lirë të qytetarëve.
Unë e mirekuptoj dhe debatin në parti për reformë në dogana dhe tatime. Disa sektorë prioritare të grumbullimit të fondeve publike, si doganat dhe tatimet, Kryeministri dhe kabineti i Tij i ndjek në mënyre prioritare krahas ministrave dhe drejtuesve përgjegjes. Unë e di dhe debatin për të ndryshuar kreun e tatimeve në Gjirokastër, por unë njoh dhe aspektin negativ të këtij debati. Jam këtu për të ndarë të njejtin informacion me ju, që ne duhet të vazhdojme të ulim ndjeshmërine private në diskutimet brenda nesh mbi doganat dhe tatimet dhe, të forcojme ndjeshmërinë ligjore dhe qeverisëse për këta sektore të rëndësishëm. Fondet publike që kërkojmë grumbullohen në doganat dhe tatimet. Para 2 vjetësh 55 % e të ardhurave mbuloheshin nga doganat dhe 45 % nga tatimet. Në 2002 ky tregues nisi të përthyhet; 51 % u mbuluan nga tatimet dhe 49 % nga doganat. Kjo është tendenca e zhvillimit. Brenda vitit 2005 faturat do të japin mbi 90 për qind të të ardhurave buxhetore.
Ky tranzicion është shoqëruar me reforma në dogana e tatime.
Partia, Prefekti, Qarku, Prokurori nuk duhet të lejojnë që të luajë askush me doganat në Gjirokastër. Po kështu partia nuk duhet te lejojë debatin negativ për reformën në tatimet. Në 8 muajt e fundit në tatime, janë larguar rreth 700 vete, sepse reformë do të thotë pakësim numri e shtim profesionistësh. Më parë në tatime ishin ulur në mënyrë të palejueshme kërkesat për profesionalizem, aftësi, shkollim, rezultat. Me reformën e nisur që vjet, pjesa më e madhe e të ikurve jane larguar vetë sepse nuk e përballonin dot detyrën. Pjesa tjetër është zevendesuar për paaftësi apo abuzime.
Debati duhet dimensionuar përballë këtyre situatave. Pra nuk mund të thuhet më pse na hoqet shokët apo militantët tanë nga tatimet, sepse unë nuk e zgjidh dot kontradiktën, të lë militante pa eksperiencë në tatime dhe të zgjidh edhe kërkesat tuaja për më shumë fonde publike.
Tiparet e konsoliduara në vite të socialistëve, emancipimin, demokratizimin, solidaritetin ne nuk mund t'i shikojmë të shkeputur nga aftësitë dhe rezultatet në punët qeverisëse, por këtë vit duken rezultatet politike dhe qeverisëse, sepse kemi dy sfida të mëdha, zgjedhjet lokale dhe kongresin kombëtar. Të gjitha energjitë duhen fokusuar në këto ngjarje.
Strukturat dhe forumet e partisë në Gjirokastër kanë filluar të lëvizin më mirë. Unë përshëndes punën e berë, edhe në emër të kryesisë se KPD-së, punën e bërë për të mbuluar çdo qendër votimi nga një organizate socialiste, e cila ka shumë rëndësi për procesin politik-elektoral pasi jep rezultate fituese. Ky mbulim politik i qendrave të votimit garanton rezultate dhe është i rëndësishëm se garanton ndershmërinë e zgjedhjeve, te cilat nuk duhet vetëm t'i fitosh por duhet t'i fitosh dhe në mënyrë të pakontestueshme. Por kjo nuk bëhet pa respekt ndaj ligjit dhe pa marrëdhenie të ndershme me zgjedhesit dhe njeri-tjetrin.
Po kështu vleresohet dhe levizja për shtimin e rradheve, për të realizuar objektivat e vendosura edhe ne KPD. Duhet ta intensifikojmë këtë proces, sepse duhet të thithim sa më shumë militante, menaxhere, intelektuale, njerëz të aftë, sidomos nga rradhet e të rinjve dhe shoqeve, sepse edhe ajo sallë tregon se partia ka më shumë nevoje për të rinj dhe shoqe. Partia duhet të vazhdojë të jetë e hapur për njerëz qe prodhojnë vlera e aftësi konkuruese. Duhet të luftohet kundër shfaqjeve të konservatorizmit, mbylljes dhe sherrit që nuk lejon freskim dhe shtim rradhësh me kualitet më të lartë.
Ka organizata socialiste me të njejtën përbërje si në vitin 2001. Ndonjehere ka mosbesim, frikë dhe mungesë vullneti për të përballuar situatën, ka mbyllje të pranimeve të reja, ka diferenca të raportit anëtare partie - zgjedhes midis atyre rretheve të qarkut. Në Gjirokastër kemi raportin 1 me 53, në Tepelenë 1 me 19 etj;
Më vjen mirë që degjoj fjalë të mira për FRESH-in në Libohovë, por çfare ndodh me FRESH-in e Gjirokastrës. A ka studente, a ka FRESH- në Gjirokastër? Ka kaq shumë studentë në rradhe të së majtës dhe nuk ka arsye qe ata të mungojnë mes jush. Herës tjetër do t'' ju akuzoj se keni frikë të konkuroni. Nuk ka ilaç më të shëndetshëm se konkurenca. Gjergj Koja tha se do fillojmë negociata me partitë në rrethe, ka një skemë institucionale partie, demokraci të brendshme të zhvilluar, debati është pjesë e saj, çështë kjo që i sillemi njeri-tjetrit sikur jemi parti të ndryshme. Unë vleresoj edhe shqetësimin e FRESH-it, edhe ndonjë shqetësim që ka partia për ndonjë sjellje sektare të FRESH-it. FRESH-i është në shtëpinë e tij në PS. Partia nuk ka nevojë të ndërtoje negociata me FRESH-in. Eshtë absurd debati.
Në qarkun tuaj PS është në maxhorancë. Ketu eshtë realizuar ndryshimi cilesor fondamental në kushtet e jetës së komuniteteve, infrastrukture, shërbime etj.
Kjo Eshtë një bazë e fuqishme morale për tu ballafaquar me zgjedhesit sivjet. Krahasimet me të kaluarën, që e ka emrin opozitë, janë të thjeshta. Ne kemi me çfarë të ballafaqohemi jo vetëm në nivel qendror, nga çelja e negociatave me BE, hapat për ne NATO dhe konsolidimi i gjithë marredhënieve të Shqipërisë në rajon, Europë, SHBA etj. Këto janë në shërbim të financimit të zhvillimit, të kapaciteteve që menaxhojnë fonde e kompetenca ligjore, në shërbim të qytetarit, të një gjuhe investimi edhe këtu në qark. Nuk mundet që ju të mos silleni me të njejtat kërkesa e standarte europiane me homologët tuaj në Tiranë, në shtetin fqinj etj. Kur kjo dominon, Kakavia kthehet në faktor zhvillimi për Gjirokastrën. Nese dominon e kundërta Kakavia kthehet në njollë turpi për Gjirokastrën.
Në të gjithe vendin ndërtohen sivjet infrastrukturat evropiane që lidhin Shqipërinë me botën, korridorin 10 Veri-Jug, Korridori 8 Perendim-Lindje. Keto investime nuk janë vetëm të shtetit shqiptar, por edhe te kompanive të fuqishme, si ky i sotmi. Në 3-4 muajt e fundit janë rregjistruar 100 milionë dollare investime vetëm amerikane, të mbeshtetura nga banka shumë të mëdha, siç është trafiku ajror në Rinas, hekurudha Tiranë-Aeroport-Porti i Durrësit, telekomunikacioni, 35 milionë dollarët për një spital publik modern në kryeqytet. 40 milione dollare kam miratuar vetëm unë në dy javët e fundit.
Në Gjirokastër nuk është vetëm Kakavia apo Lazarati një pikë me ndjeshmëri kombëtare, është edhe minoriteti grek dhe programi e angazhimi ynë i palekundur politik për integrimin e tij të plotë në te gjithë nivelet e zhvillimit, të qeverisjes dhe progresit në vend. Ushtrimi më i plotë i lirisë dhe i te drejtave themelore që njeh Kushtetuta edhe për minoritetin grek krahas gjithë të tjerëve. Hapja e të gjitha dyerve për kontributin dhe përfshirjen e tyre në administrimin e vendit nga nivelet vendore deri në ato qendrore, nga sektoret civile deri në ato të rendit dhe të ushtrisë. Ne jemi shumë të përgatitur për të vazhduar këtë gjë, sepse ne jemi mazhorancë dhe në minoritet. Jemi 100 përqind miq politike me minoritetin grek për shkak se edhe PBDNJ-ja është pjestare e koalicionit të qeverisjes. Ne socialistet kemi përgjegjesinë e të madhit dhe i madhi duhet të nxehet i fundit. Me këtë sjellje që kemi brenda nesh, duhet të sillemi dhe në koalicion me PBDNJ-në dhe pjesën e minoritetit që voton PBDNJ-ja. Lufta përjashtuese kundër nesh, nuk ka ndihmon. Nuk ka arsye të mendojmë se përjashtimi dhe konflikti duhet t'i zërë vendin bashkëpunimit me PBDNJ-në në nivel lokal, gjithashtu. Nuk ndahemi mirë nëse një opozitë e vjetër, në vend që të afirmoje progresin real në marredheniet e shkelqyera që ekzistojnë midis popullit grek dhe popullit shqiptar, midis minoritetit grek dhe shqiptarëve, midis qeverive në Athinë dhe në Tiranë, pasi nuk mund të ishte kjo situatë nëqoftëse te dy qeveritë nuk do të ishin maxhoranca të së njejtës familje politike social-demokrate. Kjo opozitë e vjetër, me të njejtën mendjelehtësi që do të abuzojë me nevojat apo spekullimet e të përndjekurve apo në emër të tyre spekullon dhe abuzon duke diskriminuar dhe veçuar zgjidhjen e problemeve për një pjesë të shqiptareve në marredhenie me Greqinë, siç është çështja çame apo pjestarë të komunitetit çam dhe organizatave përfaqësuese të çamërisë në Shqipëri. Siç raportova në Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm qe situata paradoksale anakronike dhe absurde e gjendjes së luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë, është e arshivuar, por tashme ka nisur një proces bashkëpunimi ndërshtetëror, ndërqeveritar, midis administratave dhe ekspertëve ligjore dhe ekonomike për të kapërcyer gjithe problemet e demshpërblimit të pasurisë dhe pronave që janë cenuar nga gjendja e luftës për 40 vjet. Kjo është e vlefshme për të gjithë shqiptarët, edhe për çamët, edhe për minoritarët, dhe çdo përpjekje për të veçuar çështjen çame nga kjo zgjidhje e madhe angazhuese dhe e sigurt për të gjithë, do të mbysë çështjen çame, sepse të shtrosh në Ballkanin e ri çështje të vjetra, në një kohë që çamët nuk janë shtet vetëm në Shqipëri, çamët nuk janë komunitet etnik, janë një bashkësi kulturore, gjithashtu, ekzistojnë edhe në Greqi, edhe në vende të tjera, do të thote të kërkosh ndryshimin e kufijve, të kundërvësh komunitete dhe bashkësi ndaj njëra-tjetrës, shtete ndaj njeri-tjetrit. Ne nuk jemi aventurierë që të lejojmë këtë gjë, me një vend mik, me një vend fqinj, anëtar i BE-së, i NATO-s që ka dhe presidencën e rradhes në BE, si dhe ka një raport të shkëlqyer bashkëpunimi në zhvillim jo vetëm me zonat e Jugut në Shqipëri por në të gjithë vendin dhe institucionet përfaqësuese të tij.
Më vjen mire që dhe lideri i opozitës Berisha, mbajti të njejtin qëndrim në debatin parlamentar, kështu që nuk kanë asnjë shans zera të veçantë të ndonjë opozite të vjetër, të vogël apo dhe ndonjë të pavemendshmi brenda nesh, për të kthyer vleresimin anakronik në marrëdheniet Shqipëri-Greqi.
Do tju ftoja me të njejtën filozofi politike, të ndërtonit marredhenie partneriteti edhe ketu në Gjirokastër me përfaqësuesit e PBDNJ-së, sepse vetëm duke ndenjtur krah për krah do te korrigjoni dhe gabimet që ju shqetësojnë.
Nuk ka asnjë shans që çam apo anëtare te organizatës "Omonia" të ndryshojnë kufijtë në Ballkan. Kjo është një e vërtetë e pakthyeshme historike. Të gjithë janë shtetas shqiptarë që do gëzojnë më shumë se sa deri më sot të drejtat dhe liritë që po realizojmë me vendet fqinje, me qeverine greke si presidente e BE, me KE me negociatat për stabilizim asociimin.
Dua tju vleresoj për qetësinë me të cilen keni hyre në stinen politike të këtij viti, për progresin ne realizimin e objektivave tuaja ne qarkun e Gjirokastrës. Unë e di që ju do të fitoni.
Punë të mbarë!