E Diel, 1 Nëntor 2026

Nen drejtimin e Kryeministrit u zhvillua sot padite, mbledhja e Komitetit Ndersektorial per Zbatimin e Planit Kombetar te Veprimit per Mjedisin Komiteti shqyrtoi raportin e rezultateve te nxjerra n

Nen drejtimin e Kryeministrit u zhvillua sot padite, mbledhja e Komitetit Ndersektorial per Zbatimin e Planit Kombetar te Veprimit per Mjedisin

Komiteti shqyrtoi raportin e rezultateve te nxjerra nga monitorimi i mjedisit, per vitin 2002, objekt i te cilit ishin burimet natyrore, ajri, uji, toka, derdhjet urbane, etj. Ne raport u konstatua se pergjithesisht, per aresye te kufizimit te ndjeshem te aktiviteteve industriale, ka nje zvogelim te burimeve te ndotjeve, per rrjedhoje ka nje permiresim te cilesise se mjediseve te ndryshme. Duke perjashtuar zonat me perqendrim te madh urban, te tjerat karakterizohen nga nje cilesi e mire e ajrit, e ujit etj. Persa i perket zonave urbane, mungesa e infrastruktures, ndertimet e shumta dhe vecanerisht prania e automjeteve te vjetra, ka renduar cilesine e ajrit urban, ujrave, etj. Raporti percakton si emergjente nderhyrjen per mbrojtjen e biodiversitetit ne zonat bregdetare.

Komiteti diskutoi edhe mbi plotesimin e legjislacionit mjedisor per perafrimin e tij me ate ate europian. Ministria e Mjedisit e ka konsideruar si prioritare plotesimin e kuadrit ligjor me nje pakete ligjesh. Kjo pakete eshte gjykyar te perbehej nga 11 projketligje dhe nga aktet nenligjore. Te 11 projektligjet jane shqyrtuar nga Keshilli i Ministrave dhe jane percjelle ne Kuvend, i cili ka miratuar deri tani 8 prej tyre, nderkohe qe po perfundon diskutimi ne Komisionet Parlamentare edhe per tre projektligjet e tjere. Krahas tyre, jane miratuar nga Keshilli i Ministrave edhe 14 vendime. Kjo pakete ligjore konsiderohet si nje baze e fuqishme ligjore per te permiresuar rrenjesisht mbrojtjen e mjedisit dhe e perafron ate me ate europian .

Gjithashtu, Komiteti diskutoi mbi zonat vecanerisht te ndotura (hot-stope) dhe perspektiven e rehabilitimit te tyre. Procesi i vleresimit te zonave vecanerisht te ndotura ne Shqiperi eshte kryer nga misioni i specializuar i Programit te Kombeve te Bashkuara per Mjedisin (UNEP), ne bashkepunim me strukturat mjedisore shqiptare.

Kryeministri Fatos Nano kerkoi nga strukturat e mjedisit qe te bejne nderhyrje ekzekutive me qellim qe te jene me efikase ne zbatimin e ligjeve per mbrojtjen e rehabilitimin e mjedisit dhe te kthehen ne hallka nderhyrjeje ne dobi te shendoshjes, perveç ruajtjes se mjedisit. Per kete brenda dhjete diteve Ai kerkoi qe te pergatitet nje plan veprimi.

Kryeministri porositi qe te forcohet me tej bashkepunimi i Ministrise se Mjedisit me ministritite e tjera te linjes duke u shoqeruar me nje plan veprimesh te koordinuar edhe nga Ministri i Shtetit prane Kryeministrit.

Kryeministri dha porosi qe mes Ministrise se Mjedisit dhe gjithe ministrive te linjave qe kane detyrime ndaj mjedisit te nenshkruhet nje marreveshje bashkepunimi ku te marrin pergjegjesi reciproke per zbatimin e nderhyrjeve afatshkurtera deri ne dhjetor 2003, si dhe per nderhyrjet afatmesme. Per nderhyrjet afatmesme u shpreh Ai, te caktohen pjese me te qarta dhe me te studiuara qe pasurojne Planin Kombetar te Veprimit dhe Strategjine e mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit.

Gjithashtu Kryeministri kerkoi qe brenda pak javeve te pergatitet nga ministria dhe agjencite e institutet nje pakete qe te aktivizoje nderhyrjen ekzekutive te organizmave te mbrojtjes se mjedisit per te krijuar nje klime proibitive ne te gjithe sektoret dhe ndaj te gjithe aktoreve qe vazhdojne te veprojne
ne shkaterrimin dhe ndotjen e mjedisit, veçanerisht ne zona shume sensitive.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›