Nga vizita e Kryeministrit Fatos Nano ne Qarkun e Gjirokastres Kryeministri Fatos Nano, ne ndalesen e dyte gjate vizites se tij te sotme ne Qarkun e Gjirokastres, ka marre pjese ne ceremonine e per
Nga vizita e Kryeministrit Fatos Nano ne Qarkun e Gjirokastres
Kryeministri Fatos Nano, ne ndalesen e dyte gjate vizites se tij te sotme ne Qarkun e Gjirokastres, ka marre pjese ne ceremonine e perurimit te perfundimit te ures mbi lumin Drino, te ndertimit te rruges per ne fshatin "Andon Poçi' si dhe te fillimit te punimeve te shpimit te pusit te naftes, Palokastra 1, qe do te realizohet nga Kompania austriake OMV dhe partnerja e saj «Hellenic Petroleum".
Kryeministri ka pergezuar firmat ndertuese te rruges per ne fshatin "Andon Poçi'' dhe te Ures mbi lumin Drino, per realizimin e ketyre veprave dhe eshte shprehur se ndertimi i objekteve te tilla flet per nje realitet te ri te zhvillimit te Shqiperise.
Per realizimin e ketyre dy objekteve te infrastruktures ne kete zone, ures mbi Drino dhe te rruges per ne fshatin "Andon Poçi" jane investuar rreth 1.5 milion dollare.
Gjate ceremonise se perurimit te perfundimin e rruges dhe ures mbi lumin Drino si dhe te fillimit te punimeve te shpimit te pusit te naftes Palokaster 1, Kryeministri eshte takuar me administratorin e Kompanise austriake OMV, Helmut Langanger, te firmave zbatuese te projektit. Ai ka pergezuar perfaqesuesit e kompanise austriake OMV qe per 12 vjet operimi ne Shqiperi ka investuar disa dhjetra milione dollare duke zgjeruar ne menyre te vazhdueshme siperfaqen e kerkimit si dhe firmen greke "Hellenic Petroleum". Shoqerite OMV dhe "Hellenic Petroleum" vetem per kete vit do te investojne me shume se 20 milione dollare.
Kryeministri ka bere nje vizite edhe ne sheshin e shpimit te pusit Palokastra 1 ku ka pare nga afer fillimin e punimeve, si dhe ka degjuar shpjegimet e perfaqesuesve te shoqerive investuese dhe te specialisteve te firmave zbatuese te projektit per te ardhmen e ketij investimi.
Ne keto veprimtari ishin te pranishem edhe Ministrat Spartak Poçi, Viktor Doda e Blendi Klosi si dhe amasadoret e Austrise, te Greqise dhe te Kroacise ne vendin tone.
Ne pershendetjen e tij gjate ceremonise se perurimit te ketyre objekteve Kryeministri Fatos Nano tha:
Te nderuar zoterinj ministra dhe ambasadore,
I nderuar z. Langanger,
Te nderuar punonjes te naftes,
Te nderuar zonja dhe zoterinj,
Jemi mbledhur sot se bashku per nje ngjarje te gezueshme e cila permbledh ne vetvete disa perurime. Do te perurojme perfundimin e ures mbi lumin Drino, ndertimin e rruges per ne fshatin Andon Poci si dhe fillimin e punimeve te shpimit te pusit te naftes Palokastra 1, qe do te realizohet nga OMV dhe partnerja e saj «Hellenic Petroleum".
Kompania austriake OMV, qe operon me sukses ne 15 vende te botes eshte e pranishme ne Shqiperi qe prej vitit 1991. Gjate ketyre 12 vjeteve te aktivitetit te saj ne Shqiperi, OMV ka investuar disa dhjetra milione dollare duke zgjeruar ne menyre te vazhdueshme siperfaqen e kerkimit. Se bashku me partneren e saj, kompanine greke "Hellenic Petroleum", po kryen nje aktivitet intensiv kerkimi, duke garantuar interpretime reale dhe te besueshme te profileve gjeologjike shqiptare. Prospektet qe jane ne proces apo do te fillojne kete vit, nga keto dy kompani japin shpresa entuziaste se strukturat hidrokarbure jane gjeresisht te pranishme tek ne.
Para dy ditesh Keshilli i Ministrave miratoi Amendamentin 1 te Kontrates me ndarje prodhimi midis ministrise se Ekonomise dhe shoqerive OMV dhe Hellenic Petroleum per kerkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve per blloqet 4 dhe 5 ne token shqiptare. Vetem kete vit, keto kompani, do te investojne me shume se 20 milione dollare.
Qeveria qe une drejtoj i ka kushtuar dhe po i kushton nje vemendje te posacme rritjes se investimeve te huaja. Ky eshte nje operacion kompleks qe kerkon ne radhe te pare e kryesisht nje realitet te caktuar, atraktiv per sipermarrjen. Kerkon perkushtim politik dhe stabilitet politik, kerkon nje kuader te plote ligjor ne nxitje dhe mbrojtje te ketyre investimeve, kerkon edhe nje shkurtim te rrugeve te domosdoshme burokratike qe keto investime te mund te realizohen. Nje numer i madh iniciativash ligjvenese dhe ekzekutive po e permiresojne kete realitet dhe po e bejne gjithnje e me atraktiv per investitoret e huaj. Vetem dy javet e fundit une personalisht kam marre pjese ne inaugurimin e punimeve te nje vargu veprash te infrastruktures shuma e te cilave eshte mbi 40 milion USD. Kjo eshte prova me e mire e nje realiteti te ri te integruar te Shqiperise. Sepse, kur flasim per integrim euroatlantik, kjo nuk mund te kuptohet pa nderveprimin e sipermarrjeve.
Ne fushen specifike, per rritjen e kapaciteteve perpunuese e shfrytezuese, ne kuadrin e integrimit rajonal e me gjere, qeveria ka strukturuar projekte ambicioze per lidhjen e vendit tone me naftesjelles dhe gazsjelles nderkombetare duke krijuar lehtesite e nevojshme per te nxitur bashkepunimin me shoqeri ne Greqi, Turqi, Itali, Maqedoni etj.
Ceremonia e sotme e inagurimit te pusit eshte nje deshmi tjeter qe realiteti dhe shoqeria shqiptare ne pergjithesi jane me te pergatitur, politika dhe institucionet tona jane me te pjekura dhe me te afta per te perballuar programe serioze investimesh.
Te nderuar zonja e zoterinj,
Dy vjet punime intensive sizmike dhe gjeologjike qe u kurorezuan me ndertimin e rruges dhe ures mbi lumin Drino, te realizuara nga keto dy kompani, i kane dhene tashme nje tjeter pamje edhe vete infrastruktures se kesaj zone. Eshte nje investim shume domethenes, i cili shoqerohet me shkurtim kohe, distancash e shpenzimesh, me lehtesi levizjeje dhe permiresim te kushteve te jeteses se banoreve te ketij rajoni.
Nga ana tjeter kemi perpara nje sipermarrje te madhe, hapjen e pusit te ri te Palokastres. Ne emer te qeverise dhe te gjithe juve, do te uroja qe ky pus, te nxjerre naften e shumepritur, per t'i dhene impulse te fuqishme zhvillimit dhe prosperitetit.
Duke perfunduar ju uroj pune te mbare dhe shume suksese