Nga vizita e Kryeministrit Fatos Nano ne Qarkun e Gjirokastres. Kryeministri Fatos Nano, ka mberritur sot paradite ne Nokove te Lunxherise ku eshte pritur me ngrohtesi nga banoret e kesaj zone.
Nga vizita e Kryeministrit Fatos Nano ne Qarkun e Gjirokastres.
Kryeministri Fatos Nano, ka mberritur sot paradite ne Nokove te Lunxherise ku eshte pritur me ngrohtesi nga banoret e kesaj zone.
Ne kete vizite Kryeministri shoqerohej nga Nenkryetarja e Kuvendit te Shqiperise dhe deputete e kesaj zone, MakbuleÇeço, Sekretari Organizativ i Partise Socialiste, Agron Dibra si dhe autoritetet me te larta te pushtetit vendor te Qarkut.
Kryeministri ka zhvilluar nje bashkebisedim te hapur dhe te perzemert me banoret e fshatit Nokove si dhe me perfaqesues te pushtetit vendor te kesaj komune. Ai shprehu kenaqesi dhe emocione te veçanta qe po takohej me banoret e ketij fshati,nga i cili e ka origjinen familja e tij.
Ne fjalen e mbajtur ne kete takim, Kryeministri Fatos Nano u shpreh:
Te dashur lunxhiote,
Kam nje emocion te vecante ketu, mes jush, pasi edhe pse vij si Kryeminister, origjinen e familjes e kam nga ky fshat.
Edhe pse kam kaluar rralle ketej mund t'ju them shume gjera per mikpritjen, pastertine shembellore, kulturen dhe shkallen e larte te qyteterimit, qe e ka karakterizuar Lunxherine treve dhe djep civilizimi. Lunxheria eshte vendlindja dhe shkolla e formimit te projektuesve dhe ndertuesve te talentuar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne bote. Gjurmet e veprave te tyre gjenden ne hapesirat e ish perandorise otomane si dhe ne vende te tjera te mbare hapesires ballkanike.
Patrioti dhe rilindasi i shquar Koto Hoxhi dhe personalitete te tjere si Jani Minxha, Pandeli Sotiri, Petro Poga, Nane Petri, Urani Rumbo etj, dy heronjt e lavdishem te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare Misto Mame e Mihal Duri, si dhe 50 deshmore jane deshmi e drejtperdrejte e vlerave tona te larta atdhetare. Lunxheria ka nje vend te nderuar ne arenen kombetare. Ajo ka nxjerre dhjetra intelektuale, profesore, mjeke, artiste, politikane e diplomate te shquar.
Nuk mund te le pa permendur ketu edhe vlerat e shoqates Lunxheria qe kontribuon per mbajtjen gjalle te kultures dhe traditave tona te shquara, ata njerez qe punojne me perkushtim per te zgjuar ndjenjen e krenarise tek brezat e rinj.
Me punen dhe perpjekjet e njerezve te saj te mire, fisnike, te kulturuar, puntore e inteligjente Lunxheria paraqet sot nivele te kenaqshme arritjesh dhe zhvillimi social e ekonomik. Ne krahasim me te kaluaren jo shume te larget verehen qarte realitete te ndryshuara me ritme te shpejta.
Per vitin 2002 jane investuar 5.1 milione leke per ndertimin e segmentit rrugor Shen Toder-Erind, per qendrat ambulatore ne Karjan e Valare etj. Kurse per vitin 2003 jane parashikuar te shpenzohen disa milione leke te tjere per rikonstruksionin e ujesjellesit ne Erind, te ambulancave ne Kellez dhe Erind, te ures se fshatit Nokove, si dhe per reabilitimin e kanalit kullues ne Valare, te kanalit ushqyes te rezervuarit te Dhoksatit etj.
Si kryeminister jam i mireinformuar per problemet qe ju ndeshni ne jeten e perditshme, te cilat jane pjese e veshtiresive qe perballon gjithe vendi ne kete periudhe tranzicioni.
Por jam i ndergjegjshem se ngandonjehere problemet vijne edhe si pasoje e nje koncepti prites ae ndeshet gjithandej ne Shqiperi dhe qe ka te beje me adresimin e problemeve, lart, ne qeveri. Kohet kane ndryshuar. Nuk eshte qeveria me kujdestare e gjithckaje. Jemi ne nje realitete demokratik ku pjesemarrja e qytetareve eshte parakusht zhvillimi. Me kete dua te them se vetem ne saje te aktivizimit dhe miremenaxhimit te kapaciteteve qe ju keni mund te zgjidhen shume e shume probleme. Me kete qe them nuk dua te shmang pergjegjesine e qendrimeve te pakujdesshme apo edhe te papergjegjshme te individeve te caktuar, te veshur me pushtet. Me duhet te perseris se personat e zgjedhur apo te emeruar e gezojne kete post per t'u lodhur, per t'u perpjekur, per te punuar se bashku me ju per te perballuar problemet qe ju keni dhe jo per krijimin e privilegjeve per veten, familjet apo te miqte te tyre. Ata jane ne detyre per t'iu sherbyer juve, sepse ju i keni votuar.
Sic e dini ne miratuam para disa kohesh strategjine e zhvillimit ekonomik dhe social te vendit. Kjo eshte nje platforme baze qe na ka munguar dhe qe do te orientoje me mire interesat tuaja dhe do t'i sjelle ato me mire ne vemendje te qeverise. Keshtu jane parashikuar standarte te reja ne lidhje me investimet dhe me permiresimin e sherbimeve, sic jane ato ne telefonizim, mirembajtje dhe zgjerim te rrjetit elektrik, uje te pijshem dhe sistemim te ujitjes, e keshtu me radhe.
Miq te dashur,
Ne tetor te ketij viti do te zhvillojme zgjedhjet per organet e pushtetit vendor, te cilat do te na ballafaqojne te gjitheve me realizimin e premtimeve te dhena tre vjet me pare. Nuk ka asnje dyshim se periudha e kaluar eshte karakterizuar nga nje progres i dukshem.
Shpreh bindjen time te palekundur se banoret e Lunxherise, te lidhur tradicionalisht me te majten do ta votojne ate perseri, sepse votojne per nje jete me te mire per veten dhe femijet e tyre.
Duke besuar ne mencurine, kulturen, sjelljen fisnike dhe vetepermbajtjen tuaj, une shpresoj se hapat drejt progresit, drejt prosperitetit dhe begatise se krahines se Lunxherise do te jene jo vetem te shpejte, por edhe te sigurt.
Une jam bir i Lunxherise dhe e di qe nuk me ka hije t'ju mbaj fjalime te gjata, prandaj me lejoni t'ju uroj sa me shume gezime, mbaresi e sukese ne familjet tuaja.