Kryeministri duke vlerësuar kontributin e FMN dhe misioneve që asistojnë, tashmë, tradicionalisht Shqipërinë, vlerësoi stabilitetin politik të vendit dhe vecanërisht klimën e krijuar prej ba
Kryeministri duke vlerësuar kontributin e FMN dhe misioneve që asistojnë, tashmë, tradicionalisht Shqipërinë, vlerësoi stabilitetin politik të vendit dhe vecanërisht klimën e krijuar prej bashkëpunimit maxhorancë – opozitë si një shtrat i përshtatshëm për thellimin dhe përshpejtimin e reformave në ekonomi.
Kryeministri parashtroi objektivat kryesore të Qeverisë Shqiptare që lidhen me garantimin e një rritje reale dhe të qëndrueshme ekonomike, me kurimin e dizincentivave për sipërmarrjet private, me luftën ndaj evazionit fiskal, me kapërcimin e krizës energjetike, etj.
Kryeministri informoi se tashmë të gjitha dikasteret dhe instittucionet po punojnë mbi bazën e një programi 35 - mujor i cili ka harmonizuar në një dokument të vetëm objektivat e programit të Qeverisë, strategjitë kombëtare të zhvillimit të sektorëve si dhe të programeve të përbashkëta me institucionet ndërkombëtaret sic është GPRS, matrica e stabilizim asociimit, etj.
Kryeministri nënvizoi se Qeveria tashmë është në procesin e identifikimit të hapsirave që do të mundësojnë integrimin e kapitaleve vendase në zbatimin e programeve kombëtare të zhvillimit dhe integrimit, së bashku me kapitalin e huaj.
Nga ana e tij z.Cotorelli vlerësoi angazhimin e Qeverisë në garantimin e një situate makro - ekonomike nxitëse dhe shprehu optimizmin për përmbushjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.