Kryeministri Nano: Eshte ne dobi të Shqipërisë dhe progresit të saj realizimi i reformave transformuese dhe integruese në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit dhe ekspertët e Bashkimit
Kryeministri Nano: Eshte ne dobi të Shqipërisë dhe progresit të saj realizimi i reformave transformuese dhe integruese në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit dhe ekspertët e Bashkimit Evropian
Eshte zhvilluar sot ne ora 11.00 mbledhja e radhes se Komitetit Nderministror te Integrimit nen drejtimin e Kryeministri Fatos Nano.
Kryeministri ne fjalen e tij theksoi se në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit do të përmblidhet gjithë progresi i Shqipërisë. Ai vlerësoi se ky proces po del tashmë nga propaganda dhe është shndërruar në angazhime që realizohen dhe vlerësohen cdo ditë.
Kryeministri vlerësoi se është në dobi të Shqipërisë dhe progresit të saj realizimi i reformave transformuese dhe integruese në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit dhe ekspertët e Bashkimit Evropian
Pasi vlerësoi punën e të gjitha qeverive që janë angazhuar për procesin e Stabilizim Asociimit, që nga viti 1995, Kryeministri theksoi se "ne nuk jemi pronarë të procesit, por drejtues të tij dhe si të tillë duhet të angazhojmë të gjitha resurset që ka vendi për t'a përballuar me sukses sfidën e integrimit të plotë në BE".
Ne kete takim Ministri i Shtetit per Integrim dhe Zv/Kryeministri dhe Minister i Puneve te Jashteme raportuan mbi ecurine, progresin dhe problematiken ne kuader te procesit te Stabilizim-Asociimit.
Gjithashtu ne kete mbledhje eshte raportuar nga Ministri i Shtetit per Integrim si dhe nga ministrat e tjere mbi pergatitjet per paraqitjen e raportit studimor ne reagim te Raportit te Komisionit Europian per Shqiperine i muajit prill 2002, si dhe ne percaktimin e prioriteteve per gjashte muajt e ardhshem.
Ne kuader te hapjes se negociatave brenda vitit 2002 dhe intensifikimit te ketij procesi ministrat e diskutuan mbi masat qe duhen marre per forcimin e strukturave koordinuese dhe monitoruese duke u angazhuar per mbeshtetjen e nevojshme te ketyre strukturave ne plotesimin e detyrave te tyre.
Në fund të mbledhjes Kryeministri la detyrë që Komiteti Ndërministror për Integrimin të fillojë të mblidhet dy herë në muaj si dhe i kërkoi ministrave një angazhim të vecantë për përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë për gjithë procesin e integrimit Evropian.