E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri e fton opoziten te votoje reformat per integrimin e vendit



Kryeministri Sali Berisha e ka ftuar dje opoziten qe te marre pjese ne votimin e reformave per integrimin e vendit ne BE. Berisha e akuzoi opoziten se pergjate nje viti nuk ka votuar asnje ligj qe ndihmonte ne procesin e liberalizimit te vizave. Gjate fjales se gjate te mbajtur dje ne Kuvend kreu i qeverise beri thirrje per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative dhe i kerkoi PS-se qe te sjelle sa me pare ne Kuvend amendamentet per reformen zgjedhore. Nderkaq Berisha e akuzoi opoziten per nihilizem dhe se me kete qendrim qe po mban sipas tij po i qendron shume larg rikthimit te pushtet.
Ftesa
Nje fjale thote Me mire vone se kurre. Une ju bej thirrje ti bashkengjiteni ketij procesi pasi ky eshte nje proces jetik per cdo qytetar shqiptar pavaresisht nga bindjet e tyre partiake. Nje vit me radhe ne kete Parlament jane votuar me dhjetera ligje dhe reforma te cilat kane qene te lidhura me procesin e heqjes se vizave dhe ju asnje prej tyre nuk denjuat ti votoni sikur keto te ishin reforma qe beheshin per Sali Berishen. Kryetarin tuaj e degjoja nje dite tek mburrej se zonja Tanja Fajon eshte socialiste. Eshte e vertete qe zonja Fajon eshte socialiste. Eshte e vertete qe zoti Martin Shultz kryetari i Grupit Parlamentar te socialisteve europiane ju mbeshteti. Po cfare bete ju zoterinj socialiste shqiptare Si mund te mburreni ju me socialistet europiane kur ju vete ne vendin tuaj ne bankat e ketij Parlamenti refuzonit te votonit cdo praktike qe nevojitej per heqjen e vizave - eshte shprehur kreu i qeverise duke iu referuar procesit te liberalizimit te vizave dhe qendrimit te PS-se. Ai e akuzoi PS-ne edhe per mosmiratimin e ligjit per Gjykaten Administrative ndersa theksoi se qeveria e SHBA-ve nuk do te financonte kurrsesi ngritjen e nje gjykate qe kontrollohet nga qeveria. Dy jave me pare ju refuzuat ne menyre kategorike kerkesen e qeverise amerikane nepermjet Ambasades Amerikane per te votuar ne kete Parlament ligjin per Gjykaten Administrative. Kryetari juaj u tha shqiptareve se e refuzova pasi une nuk mund ti jepja Sali Berishes Gjykaten Administrative. Mendoni ju se SHBA-te po i jepnin Sali Berishes gjykatat SHBA-te nuk do te shpenzonin qofte edhe nje dollar te vetem per te ndertuar ketu gjykata te kontrolluara nga qeveria - eshte shprehur kreu i qeverise ndersa e ftoi opoziten te hartoje amendamentet per reformen zgjedhore. Le te me thone a ka ne Europe nje maxhorance qe ti thote opozites harto vete amendamentet per ligjin zgjedhor merr mendimin e OSBE-se dhe eja ti votojme- eshte shprehur Berisha. Ju nuk e beni kete sepse keni adaptuar nihilizmin. Por te jeni te sigurt se kjo eshte rruga me joproduktive per ju dhe nese mendoni se keshtu i afroheni pushtetit ju garantoj se pushteti ne kete menyre behet nje horizont i paarritshem per ju. Ju e shnderroni veten ne nje grup radikalesh te cilet mbi interesat e vendit mbi interesat jetike te qytetareve shqiptare per levizjen e lire mbi interesat e biznesit shqiptar per te pasur nje arbiter midis administrates qeveritare lokale dhe qendrore dhe biznesit te tyre ju vendosni nihilizmin absurditetin veteperjashtimin - eshte shprehur kreu i qeverise.

Berisha levdata Nanos ne Kuvend

Ndersa ka akuzuar opoziten per qendrimin mohues ndaj reformave te qeverise duke e perqendruar me se shumti sulmin e tij te kryetari aktual i PS-se Edi Rama kreu i qeverise nuk ka kursyer levdatat per ish-kryetarin e Partise Socialiste Fatos Nano. Sipas Berishes Nano ka bere te gjitha kompromiset e nevojshme per interesat e vendit ndryshe nga Rama. Kryetari juaj i meparshem beri te gjitha kompromiset e nevojshme ne interes te vendit. Ndersa tani keni kaluar ne kurthin e veteperjashtimit keni kaluar ne kurthin e vetemohimit praktikat me primitive te PPSH per 50 vjet ne kete vend - eshte shprehur Berisha.

15 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›