E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Berishes Mos kerkoni te privatizoni liberalizimin e vizave



Eljona Ballhysa- Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i kerkoi dje kreut te qeverise qe te mos privatizoje procesin e liberalizimit te vizave por te njohe edhe kontributin e opozites. Kreu i deputeteve socialiste beri te ditur se kryesocialisti Rama ka mese gjashte muaj qe lobon per procesin e liberalizimit te vizave duke u derguar letra europarlamentareve ne menyre qe kriza politike te mos lidhet me kete proces teknik. Ruci ne replike ndaj fjales se Berishes u shpreh se PS-ja nuk e jep voten per ligjin per Gjykaten Administrative pasi nuk mund te lere nje tjeter institucion nen uzurpimin e qeverise. Ai e akuzoi qeverine se u ka zene frymen te gjitha institucioneve te pavarura te Drejtesise. Persa i perket reformes zgjedhore Ruci u shpreh i prere se kjo reforme nuk mund te behet pa pare me pare se ku eshte shkelur Kodi Zgjedhor gjate zgjedhjeve te kaluara parlamentare.
Qendrimi
Gabon zoti kryeminister mashtron zoti kryeminister genjen zoti kryeminister. Opozita shqiptare vertet ka nje vit qe nuk merr pjese ne votime por ti duhet te kujtosh mire e te mos mohosh se opozita shqiptare ka votuar vetem nje here ne kete salle dhe ajo eshte Rezoluta per liberalizimin e vizave. E pra zoti kryeminister ceshtjen e liberalizmit te vizave mos kerkoni ta privatizoni. Ne qofte se PE-ja votoi te majte dhe te djathte kjo ndodhi sepse lideri i opozites prej me shume se 6 muajsh ka dale publikisht dhe u ka bere leter te gjithe perfaqesuesve te institucioneve te PE-se qe te ndahet kriza politike te ndahen objeksionet qe ka opozita per maxhorancen nga liberalizimi i vizave - eshte shprehur Ruci. Ai beri te ditur se nota per qeverine do te jete marrja e statusit te vendit kandidat ne BE. Zoti kryeminister ju kujtoj nje gje keni aplikuar ne BE per perafrimin e vendit si vend kandidat por edhe sot e kesaj dite ka pikepyetje e probleme. Ketu do te duken pikerisht hapat qe keni hedhur ju efektiviteti i qeverise tuaj. Menyra se si ju perafroni stabilitet politik stabilitet institucionesh lufte kunder krimit lufte lunder korrupsionit vetem atehere do te jepet nota per qeverisjen tuaj e per ju si kryeminister - eshte shprehur kreu i deputeteve socialiste.
Persa i perket Gjykates Administrative Ruci i ka kujtuar Berishes draftin per ligjin e SHISH-it qe u kundershtua ashper nga Ambasada Amerikane. Sipas Rucit PS-ja nuk e miraton kete ligj pikerisht se nuk mund te lejoje qeverine te vendose nen kontroll edhe kete gjykate. Po eshte e vertete nuk duam tjua japim se nuk kemi besim. Kete jo se dyshojme ne por se eshte nje realitet i hidhur pushteti juaj u ka zene frymen institucioneve te pavarura kushtetuese. Kete e ke treguar me shume se njehere me kandidaturat qe ka sjelle Presidenti qe ti me kartonet e tu me votat e tua ke hedhur poshte gjyqtaret. Kjo ishte Amerika qe ti kur solle amendimin thjesht per te levizur kryetarin e SHIK-ut ishte ajo Amerike qe ty nuk te lejoi se nuk ka besim. Ne beme te njejten gje ate mosbesim qe kishte Amerika per ty per SHISH-in kete mosbesim kemi dhe ne per Gjykaten Administrative- eshte shprehur socialisti Ruci.
Edhe persa i perket reformes zgjedhore kreu i deputeteve socialiste u shpreh i prere se kjo reforme nuk mund te behet pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Reforma zgjedhore do te behet vetem ne qofte se do te vihet pika mbi i se si eshte shkelur Kodi aktual ne fuqi personalisht nga ju. Prandaj mos u fshih mbas gishtit e mbas apeleve qe na ben ne qe te bejme gjasme reforme zgjedhore. E kemi theksuar me shume se nje here ketu qe fajin ne kete vend nuk e kane ligjet nuk e kane kodet por e ka zbatimi i tyre nga pushteti nga ju vecanerisht per zgjedhjet. E pra beheni transparencen zbatojeni Rezoluten e PE-se meqe pergjerohesh per te - eshte shprehur Ruci. Ai reagoi edhe per akuzat e Berishes per demokracine e brendshme ne PS duke i kujtuar kreut te selise blu se PD-ja funksionon vetem me kryetarin e partise dhe qe prej nje viti nuk ka asnje forum te ligjshem. E gjithe Shqiperia di qe ka nje parti qe eshte ne pushtet qe ka mbi nje vit qe ka zhvilluar kongresin dhe qe sot e kesaj dite nuk ka zgjedhur asnje forum por ka vetem nje kryetar qe je ti. Jeni nje parti vetem me nje kryetar pa statut pa program e pa alternative. Prandaj shiko mire detyrat e tua te shtepise dhe te partise tende e pastaj hajde e rregullo ato te shtepise tone - ka perfunduar kreu i Grupit te PS-se.

15 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›