Tahiri Mafia po sponsorizon ministrat e kabinetit qeveritar
Eljona Ballhysa
Deputeti socialist Saimir Tahiri gjate fjales se mbajtur dje ne Kuvend beri te ditur se ministrat e kabinetit qeveritar jane te lidhur me mafien dhe se sponsorizohen nga mafia. Tahiri gjithashtu deklaroi se kjo gje eshte e shkruar ne nje raport te klasifikuar qe ndodhet ne tryezen e punes se kryeministrit Berisha. Ai i beri thirrje Berishes qe te beje publike kete raport qe hedh drite mbi lidhjet e mafies me ministrat e kabinetit qeveritar. Zoti kryeminister ju keni nje raport te klasifikuar mbi tryeze sipas te cilit mafia ka sponsorizuar ministrat tuaj. Ju ftoj ta beni publike kete raport - eshte shprehur Tahiri dje ne Kuvend. Me tej gjate fjales se tij ai beri thirrje per hetimin e akuzave qe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka bere ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicajt.
Akuzat
Madje duke iu referuar akuzave te leshuara nga ish-ministri Prifti ndaj Agron Kulicajt per kontrabande nafte deputeti socialist Saimir Tahiri ka hedhur hije dyshimi edhe per perfshirjen e tij ne disa prej ngjarjeve te fundit duke nisur nga vdekja e Kosta Trebickes zhdukja e Eduard Belegut dhe vrasja e Fatmir Xhindit. Kulicaj nuk i mban dot mbi shpatulla akuzat ne rast se nuk do te kishte mbeshtetjen politike te drejtperdrejte dhe personale te Sali Berishes duke qene nje prej persona me te afert te kryeministrit dhe te familjes se tij. Vete truproja i kryeministrit Agron Kulicaj u shfaq i pari ne skenen e krimit te Kosta Trebickes deshmitarit kyc te asaj qe ndodhi ne Gerdec. Ai eshte perseri personi qe u shfaq i pari edhe ne skenen e krimit te te ndjerit Fatmir Xhindi. Kulicaj duhet te jape shpjegime edhe per zhdukjen e Eduart Belegut ish-keshilltarit te Priftit per te cilin ende policia shqiptare nuk ka nje pergjigje se ku ndodhet - u shpreh Tahiri gjate fjales se tij.
Ndersa deputeti tjeter socialist Taulant Balla deklaroi se Kulicaj po hetohet nga kunati i tij qe eshte drejtor i SHKB-se. Ministri i Brendshem i cili iu shmang prokurorise per ceshtje procedurale del cdo dite ne mbrojtje te Kulicajt dhe deklaron se ky gjasme po hetohet nga SHKB-ja. Por e dini kush eshte drejtor i SHKB-se Eshte Astrit Halimi pikerisht kunati i Agron Kulicajt - eshte shprehur Balla gjate fjales se tij ndersa ka akuzuar moralin e qeverise me ministra te akuzuar per korrupsion dhe lidhje me mafien dhe qe askush nuk jep doreheqjen. Por ne mbrojtje te Kulicajt ka dale dje ish-ministri i Brendshem Sokol Olldashi i cili e cilesoi ate ekspertin me te mire te policise ndersa kerkoi hetim per kreun e PS-se Edi Rama bazuar ne deklaratat e ish-ministrit Prifti. Pse e besoni zotin Prifti kur leshon akuza per Agron Kulicajn dhe nuk e besoni kur foli per lejet miliardere te zotit Rama dhe per perdorim droge - u shpreh Olldashi.
Shkurt
Ish-te perndjekurit politike proteste para Parlamentit
Shoqata e ish-te perndjekurve politike ka zhvilluar dje paradite nje proteste paqesore perpara selise se Parlamentit ku po zhvillonte punimet seanca e radhes parlamentare.
Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Mbarekombetare te Integrimit te te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike Besim Ndergjoni gjate fjales se tij ka renditur nje sere kerkesash parashtruar politikes shqiptare. Se pari ai kerkoi hartimin dhe miratimin sa me pare ne Kuvend te nje ligji per denimin e krimeve te komunizmit. Ndergjoni u shpreh se Shqiperia eshte i vetmi vend qe ende nuk ka denuar me ligj keto krime te shemtuara. Me pas ai kerkoi qe te gjendet eshtrat e 4500 te ish-te denuarve qe jane ekzekutuar gjate kohes se komunizmit dhe marrjen e menjehershme te demshperblimit financiar. Gjate fjales se tij kerkoi edhe ngritjen e nje memoriali brenda vitit 2011 ne sheshin Skenderbej. Me pas ish-te perndjekurit deklaruan se nese kerkesat e tyre nuk do te plotesohen atehere ata do te futen edhe ne greve urie.
Topi takon kryetarin e Parlamentit te Sllovenise Pavel Gantar
Presidenti i Republikes Bamir Topi priti dje ne nje takim kryetarin e Parlamentit te Sllovenise Pavel Gantar. Gjate bisedes Topi shprehu vleresimin per marredheniet shume te mira dypaleshe dhe interesin per zgjerimin dhe konsolidimin e tyre ne te ardhmen ne planin dypalesh dhe ate rajonal. Presidenti vuri ne dukje se i nje rendesie te vecante ne kete drejtim paraqitet dhe bashkepunimi nderparlamentar i cili kontribuon ne nxitjen dhe zhvillimin e proceseve integruese te vendit tone ne Bashkimin Europian. Kryetari i shtetit vleresoi ne kete kuader vendimin e Parlamenti Europian per liberalizimin e vizave te Shqiperise dhe Bosnje - Hercegovines si nje vleresim ndaj punes se bere nga dy vendet dhe rikonfirmim te mbeshtetjes ndaj aspirates sone euro-integruese. Presidenti Topi nenvizoi vecanerisht kontributin dhe ndihmesen e vlefshme te Sllovenise ne kete proces si dhe vecanerisht te eurodeputetes Tanja Fajon. Ne kete takim te dy bashkebiseduesit u shprehen ne mbeshtetje te plote te intensifikimit te bashkepunimit ne shume fusha me interes te ndersjelle midis Shqiperise dhe Sllovenise ne ate te ekonomise dhe ne fusha te tjera te shkembimeve tregtare kulturore etj.
15 Tetor 2010