E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri firmos kontraten per ndertimin e kaskades se Devollit

Menjëherë pas përurimit të rrugës Gramsh-Kodovjat, kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook, firmosjen e një kontrate, e cila do të gjenerojë 4 deri 5 mijë vende të reja pune. Kreu i qeverisë thotë se ka nënshkruar kontratën e modifikuar për ndërtimin e kaskadës së Devollit nga kompania më e madhe në ndërtimin e hidrocentraleve në botë, Shtatkraft e Norvegjisë. Në faqen e tij në Facebook, Kryeministri shprehet se aktualisht ky është investimi më i madh në Europë, në fushën e hidroenergjisë dhe investimi privat më i madh në historinë e vendit tonë.
Kryeministri shkruan se në rrethin e Gramshit janë për tu ndërtuar 9 hidrocentrale, kurse në mbarë vendin, deri tani janë firmosur kontrata koncesionare për ndërtimin e 362 hidrocentraleve, në të cilat do të punësohen mbi 30 mijë punëtore, inxhinierë dhe teknike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›