E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA i pergjigjet Murinjos Votimi dhe procedura te hapura

Ka një përgjigje për Murinjon. Për FIFA-n procedurat për fitimin e Topit të Artë të vitit 2012 janë të qarta dhe transparente.
Pasi trajneri i Realit deklaroi se fitorja e Del Boskes është e rrethuar nga dyshimet për manipulim, një zëdhënës i institucionit botëror të futbollit u shpreh se në faqen zyrtare të FIFA-s është e botuar lista e votuesve për Topin e Artë.
Secili që mund të mendonte se kishte padrejtësi, sipas FIFA-s, mund të reagonte vetë.
Por, trajneri i Gabonit Paulo Duarte dhe ish-trajneri i Guinea Bisaos Norton de Matos, por në listat e FIFA-s nuk ishin votat e tyre.
Murinjo u shpreh se disa votues i kishin telefonuar dhe i kishin thënë se vota e tyre kishte qenë për të, por FIFA e kishte rregulluar që të kalonin për trajnerin e Spanjës. Për këtë arsye ai nuk shkoi në ceremoni.
Fituesi Del Boske gjithashtu u përgjigj. Sipas tij, fjalët e Zhozesë janë punë fëmijësh, veçse duke qenë në prag të ndeshjes ndaj Finlandës për Botërorin, theksoi se nuk ia vuri shumë veshin asaj që u tha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›