E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri, foles nderi ne dreken e lidereve

Kryeministri Berisha, ne vijim te vizites se tij ne Uashington, ka marre pjese ne nje dreke te shtruar nga komiteti organizator i Mengjesit te Lutjeve. Me se 1200 te ftuar, kongresmene, senatore dhe zyrtare te larte nga shume shtete te botes ishin te pranishem ne kete eveniment. Kreu i ekzekutivit shqiptar mbajti edhe nje fjalim si i ftuar nderi, ku pervecse falenderoi vendet mike per mbeshtetjen e madhe, qe i kane dhene Shqiperise gjate rruges e perpjekjeve per ndertimin e nje shoqerie te lire, u ndal tek vlerat e kombeve, paqja dhe bashkepunimi. Duke vazhduar me tej ne pershendetjen e tij, Kryeministri Berisha i njohu shkurtimisht pjesemarresit me vuajtjet e kombit shqiptar nen pushtimet me te egra dhe me te gjata, si dhe nen nje nga diktaturat me te tmerrshme ne kontinent. Kryeministri Berisha ka qene i shoqeruar ne Uashington edhe nga kreu i PR, Mediu. Kjo dreke madheshtore i paraprin Mengjesit te Lutjeve, duke i sherbyer krijimit te relatave me te ngushta te bashkepunimit mes figurave te larta dhe drejtuesve te shteteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›