"PS po godet politikisht Policine e Shtetit"
Ministria e Brendshme ka reaguar dje ndaj akuzave te Partise Socialiste per Policine e Shtetit, duke i quajtur si te papergjegjshme dhe politike. "Hedhim poshte deklaraten e papergjegjshme te Partise Socialiste, e cila tenton te godase politikisht nje nga institucionet me te konsoliduara te shtetit ligjor, Policine e Shtetit", reagoi zedhenesi i Ministrise, Fatmir Konja. Sipas tij, per here te pare me ligj, Policia e Shtetit eshte teresisht e ndare dhe e pavarur nga ndikimi i vendimmarrjes politike. Ai shtoi se, per here te pare sot, Policia e Shtetit ka larguar nga radhet e saj te gjithe ata qe bashkepunonin me trafikantet e armeve dhe droges. "Policia e Shtetit ka larguar nga radhet e saj te gjithe ata qe dekonspironin operacionet e policise kunder krimit, per shkak te te cileve gjate viteve 1997-2005, u vrane ne detyre 180 punonjes te policise", theksoi Konja. Ministria e Brendshme shprehu shqetesimin e saj ne lidhje me sulmet politike ndaj atyre drejtuesve te Policise se Shtetit, te cilet kane pasur rezultatet me te larta ne goditjen ndaj trafikanteve te armeve dhe droges. "Ministria e Brendshme gjen rastin per te shprehur mbeshtetjen e saj te palekundur, ndaj te gjitha strukturave te Policise se Shtetit, e vecanerisht ndaj atyre te cilet kane goditur me ashpersine e ligjit grupet e krimit te organizuar, ndaj atyre qe kane bere te mundur zbulimin e autoreve te vrasjeve te vjetra, ndaj atyre qe u kane sekuestruar trafikanteve sasi te medha droge", shprehu mirenjohjen per rezultatet e arritura, zyrtari i Ministrise se Brendshme. Kjo Ministri nxit strukturat policore, qe te mos perkulen ndaj presioneve qe mund t'iu vijne. Reagimi i Ministrise se Brendshme erdhi vetem pak kohe pas deklaratave te PS-se, se kjo Ministri po krijon polici elektorale.
D.Dedej
D.Dedej