E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Po krijohet polici elektorale

Partia Socialiste ka kritikuar funksionimin e strukturave te Policise se Shtetit dhe shnderrimin e tyre ne struktura politike. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti i kesaj partie, Piro Lutaj, deklaroi dje se "po behet e qarte qe drejtuesit e Ministrise se Brendshme dhe ato te Policise se Shtetit, kane lene menjane objektin e punes se tyre dhe po merren me krijimin e nje infrastrukture policore, politikisht te motivuar ne funksion te zgjedhjeve te vitit 2009". Selia roze ka kritikuar gjithashtu levizjet e bera ne institucionin e Ministrise se Brendshme. "Veprimet ne drejtim te levizjes se pa kriter dhe politikisht te motivuar te kuadrove te policise qe, per hir te se vertetes, ka shoqeruar politiken e Ministrise se Brendshme qysh me ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike", vijoji kritikat Lutaj. Sipas tij, vendimi me i fundit i Qeverise per te marre ne pune rreth 1600 punonjes mbi organikat ekzistuese te ministrive, baras me te pakten 5 ministri te medha aktuale, jane nje veprim i qarte per nje sinjal ogurzi, ne fermentim. "Me synim venien e strukturave te Policise se Shtetit nen diktatin politik te mazhorances qeverisese duke cenuar rende rolin dhe funksionet kushtetuese te Policise se Shtetit, e njekohesisht duke rrezikuar jo vetem besueshmerine e ketij institucioni, por ne radhe te pare e mbi te gjitha, procesin zgjedhor dhe rolin e policise ne kete proces", akuzoi deputeti i selise roze. Ai tha se nuk ka se si te ndodhe ndryshe kur ne krye te komisariateve te policise dhe disa drejtorive te policise ne qarqe po vendosen njerez me sfond te theksuar politik, ish-anetare te komisioneve zgjedhore te PD dhe njerez me precedent penal aktualisht ne procese gjyqesore dhe te akuzuar per vepra te ndryshme. "Shqetesimi qe kerkon te beje publik PS, nuk eshte vetem krijimi i policise elektorale, tashme te konfirmuar, por edhe perkeqesimi i situates kriminale dhe trafiqeve ne Shqiperi, te evidentuara dhe te thena disa here nga partneret nderkombetare nepermjet raporteve te tyre", nenvizoi deputeti socialist. Partia Socialiste per te gjitha shqetesimet e ngritura, sipas Lutaj, do te vazhdoje t'i ndjeke me vemendje e do te godase ashper cdo punonjes te strukturave te Policise Shtetit qe do te guxojne te shkelin statusin e tyre ligjor dhe do te cenojne procesin e ardhshem elektoral.

Emerimet politike sipas PS

1. Shemsi Premci, drejtori i Policise se Qarkut Fier. Eshte i pandehur per ngjarjet e 14 Shtatorit.

2. Latif Kulla, shefi i komisariatit te Policise se Fierit, Aktivist i spikatur politik, anetar i komisionit zgjedhor te PD ne Delvine.

3. Xhavit Cici, zevendes drejtori i Policise se Qarkut Tirane. I perjashtuar nga Policia e Shtetit, per shkelje betimi gjate zgjedhjeve te pushtetit lokal.

4. Naim Manuka, drejtori i Drejtorise Kufirit Durres. I larguar nga Policia e Shtetit per braktisje detyre dhe fshehje, duke qene shef komisariati.

5. Mehmet Rrapo, shefi i Komisariatit te Policise Kucove. I akuzuar per trafik, 3 here ne ndjekje penale per shperdorim detyre dhe kryerje te veprimeve arbitrare.

6. Urim Rexhepi, shefi i Komisariatit te Rinasit. Aktivist i spikatur ne fushatat zgjedhore ne 2005 dhe 2007, ndonese ne 2007, ishte shef i Komisariatit ne Sarande.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›