E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria po mashtron per kartat e identiteti"

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka shprehur dje shqetesimin mbi procesin e shperndarjes se kartave te identitetit, duke e cilesuar si nje mashtrim. "Konstatojme me shqetesim qe ne realizimin e ketij procesi, Berisha dhe Qeveria e tij po tregojne qarte paaftesine e tyre, paaftesi qe po perpiqen ta mbulojne, me demagogji dhe premtime mashtruese", deklaroi dje Meta. Sipas tij, kryeministri po mashtron sic beri edhe me legalizimet perpara zgjedhjeve te 18 shkurtit kur ndau tapine e pare dhe te vetme deri ne keto momente. Ai deklaroi se aplikimi per karta ne disa rrethe te vendit eshte i vonuar cka verteton paaftesine e kesaj qeverie. "Berisha tashme po kercenon ne menyre te rrezikshme standardet e zgjedhjeve, duke i kompromentuar ato me mosprodhimin e kartave te identitetit. Kryeministri Berisha duhet te lere demagogjite, te marre masa urgjente per fillimin e shperndarjes se kartave te identitetit", drejtoi thirrjen kryetari i LSI-se. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›