Topi në Itali, përforcon marrëdhëniet mes palëve

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe Zonja e Parë Teuta Topi, morën pjesë në festimet solemne të organizuara në Itali me rastin e 150-vjetorit te shpalljes se Bashkimit të Italisë. Në këtë ceremoni solemne ishin të pranishëm rreth dyzet e dy krerë shtetesh e drejtues qeverish të shumë vendeve evropiane, midis të cilëve edhe Presidentja e Republikes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Zevendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhozef Bajden, si dhe Sekretari i Pergjithshem i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun e drejtues te organizatave të ndryshme ndërkombetare.
Në takimin me Presidentin italian Xhorxho Napolitano, kreu i shtetit shqiptar, pasi shprehu urimet më të përzemerta për festen kombëtare si dhe për 150-vjetorin të Bashkimit të Italisë, edhe në emër të popullit shqiptar, vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marredhënieve midis dy popujve tanë, që janë një bazë e fuqishme për forcimin e metejshëm të miqësise, përparimit dhe begatisë së dy vendeve tona fqinje. Pasdite, kreret e shteteve dhe delegacioneve pjesëmarrëse, ndoqen edhe koncertin "Katër stinët" të Vivaldit, të venë në skenë në Pallatin e Kuirinales, posaçërisht për ketë ditë të shenuar si dhe për simboliken e saj të rëndesishme.
Ne mbrëmje, Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, me ftese të Presidentit Napolitano, morën pjese në darkën zyrtare që u shtrua për nder të kryetareve të delegacioneve zyrtare dhe bashkeshorteve, gjatë së cilës, patën rast të pershendeten e të takohen me krerë të shteteve e qeverive evropiane dhe nga mbare bota.
Aktivitetet e planifikuara me këtë rast, nisën me ngritjen e flamurit në "Altarin e Atdheut" në Piaca Venecia dhe homazhet para monumentit të “Ushtarit të Panjohur”, duke u pasuar nga prezantimi zyrtar me Presidentin italian Napolitano, të Kryetareve te Delegacioneve dhe personaliteteve të larta.