E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen

Kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen i shpreh Kryeministrit Berisha urimet e përzemërta për rizgjedhjen dhe sigurimin për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Danimarkës. Në mesazhin e tij, Kryeministri danez shprehet:

“Me rastin e rizgjedhjes Suaj si Kryeministër, ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për Ju dhe vendin Tuaj.

Prioriteti kryesor i politikës së jashtme të qeverisë së Danimarkës këtë vjeshtë është arritja e një marrëveshje ambicioze mbi klimën në Kopenhagen, në muajin dhjetor. Kjo është një sfidë e vështirë, por ne jemi të vendosur të punojnë drejt këtij qëllimi. Angazhimi në nivelet më të larta politike është i një rëndësie të veçantë. Ndaj unë pres me shumë padurim të bashkëpunoj me Ju dhe t’Ju takoj në COP 15 (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike), në Kopenhagen.

Unë pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Danimarkës në interesin më të mirë të dy vendeve tona.

Sinqerisht Juaji,

Lars Løkke Rasmussen”


16/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›