E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPËRBLIMIN E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SI DHE PËR PËRCAKTIMIN E SIPËRFAQEVE TAKUESE TË KËTYRE PASURIVE

V E N D I M 

PËR 

SHPËRBLIMIN E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SI DHE PËR PËRCAKTIMIN E SIPËRFAQEVE TAKUESE TË KËTYRE PASURIVE 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15/1 e 32, pika 1, shkronja “a”, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.     Shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale, në qarqet e Tiranës, të Elbasanit, të Korçës dhe të Fierit, si dhe përcaktimin e sipërfaqeve takuese të këtyre pasurive.                                  

2.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në listën, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 103 173,39 (njëqind e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre presje tridhjetë e nëntë) m2, tokë/truall, me vlerë të përgjithshme 1 740 578 115,10 (një miliard e shtatëqind e dyzet milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë presje dhjetë) lekë. 

3.     Vlera e përgjithshme për shpërblimin të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.

4.     Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar, në pronësi të shtetit.

5.     Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


14/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›