E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr një telegram urimi nga Kryeministri i Tajlandës Abhisit Vejjajiva

Kryeministri Berisha merr një telegram urimi nga Kryeministri i Tajlandës Abhisit Vejjajiva, në të cilin thuhet:

“Shkëlqesi,

Në emër të qeverisë dhe të popullit të Mbretërisë së Tajlandës, unë kam nderin t’Ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Unë jam i bindur se nën udhëheqjen dhe drejtimin Tuaj me vlerë, marrëdhëniet e përzemërta midis Mbretërisë së Tajlandës dhe Republikës së Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen dhe prosperojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë.

Pranoni, Shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Abhisit Vejjajiva”


16/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›