E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr një mesazh urimi nga Kryeministri i Vietnamit Nguyen Tan Dung

Kryeministri Berisha merr një mesazh urimi nga Kryeministri i Vietnamit Nguyen Tan Dung, në të cilin shprehet:

“Me rastin e rizgjedhjes në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ju lutem më lejoni t’Ju shpreh urimet më të përzemërta.

Unë thellësisht besoj që bashkëpunimi tradicional miqësor midis dy vendeve tona do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në frymën e interesit të përbashkët të popullit të Vietnamit dhe  të Shqipërisë për paqen, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon dhe në botë.

Do të doja t’Ju shprehja urimet më të mira për shëndetin dhe përmbushjen me sukses të misionit Tuaj të lartë.

Nguyen Tan Dung”


16/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›