E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Greqise Jorgo Papandreu i mbijetoi votbesimit mbreme ne parlament

Kryeministri i Greqise Jorgo Papandreu e fitoi votbesimin dje vone ne parlament duke shamangur keshtu zgjedhjet e  parakoheshme qe do te kishin destabilizuar edheme tej eurozonen.

Ne nje fjalim para votimit zoti Papandreu beri thirrje per nje qeveri te re koalicioni per te miratuar paketen e shpetimit financiar qe eshte me rendesi jetike qe vendi te mos falimetoje si dhe per stabilitetin e eurozones.

Ai tha ne parlament se do te vizitoje Presidentin e Greqise sot per te diskutuar formimin e nje qeverie me baze te gjere qe do te siguronte paketen financiare. Ai tha se ishte i gatshem te lejonte nje person tjeter te udhehiqte qeverine provizore por thesoi se mbajta e zgjedhjeve te parakoheshme do te ishte shkaterrimtare.

Ministri i Financave Evangelos Venizelos tha se vendi ka nevoje te nguteshme per kestin prej 11 miliarde dollaresh te paketes se shpetimit prej 150 miliarde dollaresh. Udheheqesit evropiane dhe te Fondit Monetar Nderkombetar kane thene se Greqia nuk do te marre asnje qindarke nese heq dore nga marreveshja e shpetimit financiar.

Votimi me parlament u mbajt nje dite pasi zoti Papandreu anulloi referendumin kunderthenes qe acaroi udheheqesit boterore qe perpiqeshin te hartonin nje plan per shpetimin e eurozones. Udheheqesi grek u kundershtua nga partia Demokracia e Re si dhe nga disa anetare te partise se tij socialiste Pasok.

Mijera protestues marshuan ne qender te Athnes gjate votimit te djeshem kunder masave shtrenguese ekonomike qe perfshihen ne paketen e shpetimit financiar te Greqise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›