Hapesira ajrore e Kosoves mundesi per NATO-n
Tirane 4 nentor 2011 NOA - Normalizimi i Hapesires Ajrore te Ballkanit dhe hapja e hapesires se siperme ajrore te Kosoves eshte tema e forumit te aviacionit te zhvilluar ne Tirane. Ne takim moren pjese zyrtare te NATO-s dhe aviacioneve civile te Shqiperise Kosoves shtetit maqedonas dhe Hungarise. NATO sugjeroi qe vendet te paraqesin sqarime zyrtare mbi deshiren per tu angazhuar me Aleancen Veriatlantike ne hapjen e hapesires se siperme te Republikes se Kosoves. Drejtori i Aviacionit Civil te Shqiperise Ervin Mazniku shprehu interesimin e Shqiperise per te qene kandidat per menaxhimin e hapesires ajrore te Kosoves.
Hapesira e larte ajrore e Kosoves eshte e mbyllur per mbikalime qe nga viti 1999. Ne jemi duke punuar ngushte me NATO-n me partnere te tjere dhe mbi te gjitha natyrisht me Autoritetin e Aviacionit Civil te Shqiperise. Jemi ne rruge te mire per te gjetur nje zgjidhje qe eshte politikisht teknikisht dhe praktikisht e pranueshme. Do te bejme shkembim te kapaciteteve teknike per te ndihmuar hapjen sa me te shpejte dhe te lehte te hapesires se larte ajrore te Kosoves per mbikalime tha ai.
Ne takimin e ardhshem te Normalizimit te Hapesires Ajrore te Ballkanit ne fund te nentorit pritet te dilet me rekomandime per Keshillin e NATO-s mbi ofrimin e sherbimeve per rruget e trafikut ne hapesiren e siperme ajrore te Kosoves. NATO i dha sugjerimet ne takimin e 6 korrikut ne Bruksel.
a.q/NOA