E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sidow sugjeron kompromis të palëve për veriun

Zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës qëndron në gjetjen e një kompromisi nga të dyja palët, sepse situata e tanishme në atë pjesë nuk është në favor të askujt. Kështu tha raportuesi i Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn Von Sydow, në përmbyllje të vizitës 5 ditëshe në Kosovë.
Sydow tha se gjatë takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, minoriteteve, përfshirë edhe kryetarët ilegal të katër komunave të veriut, temë qendrore ka qenë veriu i Mitrovicës, raporton RTK.
Ai tha se situata aktuale në veri qëndron në kërkimin e një kompromisi me të gjitha palët, të cilat duhet të bëjnë koncesione ngase kjo situatë nuk i shërben interesave të asnjërës palë.
“Një marrëveshje sesi do të zgjidhet problemi i veriut të Kosovës është një zgjidhje e qëndrueshme, sigurimi i një marrëveshje të tillë është jetik dhe i domosdoshëm. Autoritet kosovare duhet të jenë të gatshëm dhe të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për zgjidhje kompromisi në frymën e dialogut dhe mirëkuptimit me përkrahjen dhe frymën e bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi Sydow.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›