E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni tre te rinj humbin jeten


Shkup 4 nentor 2011 NOA- Tre te rinj kane humbur jeten ne aksidentin e rende te komunikacionit qe ka ndodhur ne lindje te Maqedonise.

Sipas njoftimeve te para te MPB-se aksidenti ka ndodhur ne fshatin Budinarci te Beroves kur makina e tipit Audi me targa sllovene eshte perplasur me nje kamion dhe me pas ka humbur drejtimin duke rene nen rruge dhe humnere.

Ne kete aksident fatal kane humbur jeten tre te rinj te cilet ishin ne makine. Policia ka kryer ekspertizen ne vendin e ngjarjes ndersa shkaqet dhe detajet e tjera akoma nuk jane publikuar. MPB njoftoi se neser do te jape hollesi lidhur me kete aksident.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›