E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Greqisë Karamanlis i uron Kryeministrit Berisha fitoren e merituar të mandatit të dytë

Kryeministri i Greqisë, zoti Kostas Karamanlis, i ka telefonuar Kryeministrit Berisha për t’i dhënë urimin  e tij më të përzemërt për fitoren e tij dhe të koalicionit që ai kryeson në zgjedhjet parlamentare. Kryeministri i Greqisë, zoti Karamanlis, e siguroi Kryeministrin Berisha se ai pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy partive, dy qeverive dhe 2 vendeve.

Kryeministri grek Karamanlis theksoi, gjatë telefonatës, se kjo është një fitore plotësisht e merituar që e kanë mirëpritur dhe festuar të gjithë miqtë e Partisë Demokratike.

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen mikut të Tij, z. Kostas Karamanlis, për të gjithë mbështetjen e gjithanshme për Partinë Demokratike, qeverinë shqiptare dhe vendin tonë. Kryeministri Berisha u shpreh se ai dhe qeveria që kryeson do të vazhdojnë me kënaqësi bashkëpunimin e ngushtë për intensifikimin e marrëdhënieve të shkëlqyera, të gjithanshme, miqësore mes dy partive, dy qeverive dhe mes dy vendeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›