E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri i Holandës viziton nesër Tiranën, zbardhet axhenda

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të vizitojë nesër Tiranën me ftesë të kryeministrit, Edi Rama. Kryeministria në një njoftim për mediat ka bërë të ditur të gjithë axhendën e Rutte, ku mësohet se do të takohet vetëm me zotin Rama. Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, Rama dhe Rutte do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Pritet që në fokus të vizitës të jetë integrimi i Shqipërisë. 

Axhenda e plotë:

11:20  – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Dëshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë

11:30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte

11:55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12:30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)

14:00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›