E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Më shumë mbështetje për policinë në luftën kundër krimit!

Në një aktivitet të organizuar ku po prezantohet Buxheti për Policinë e Shtetit për vitin 2022, Kryeministri Edi Rama theksoi se lufta kundër krimit është prioritet i prioriteteve i këtij mandati. “Prioritetet e këtij mandati janë piketat e vendosura në çdo hap që ne hedhim. Lufta kundër krimit është prioriteti i prioriteteve, përfshirë të gjitha aspekte e saj dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm, por ku ka ende shumë për të bërë dhe ku posaçërisht ndjehet ende mungesa e të njëjtit efikasitet, siç psh. ka pasur operacioni forca e ligjit apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor te lufta kundër krimit financiar, ekonomik. Aty është e domosdoshme të vendosen më shumë forca, të përqendrohet më shumë vëmendja dhe të krijohen kushtet për të arritur të njëjtat rezultate si me gjithë pjesën tjetër” tha zoti Rama. 
“Prioriteti i dytë është ngritja në një nivel sigurie më të larët e gjithë e qarkullimit rrugor dhe paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territorin e Shqipërisë, jo vetëm mbi aspektin e veprimtarisë kriminale, apo shkeljes së ligjit, por veprimtarinë kriminale dhe shkeljen e ligjit që kanë të bëjnë me vetë Shqipërinë, territorin, me trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që dora e robit e ka kthyer rëndom në një ferr për banorët e vet”. Kreu i qeverise theksoi se do të ketë kontroll absolut në territor me 0 tolerancë ndaj krimeve mjedisore. “Zero tolerancë ndaj krimit mjedisor. E patolerueshme të ndodhin para syve të policisë, krime në mjedis. E patolerueshme që efikasiteti më i lartë në krimet në mjedis të jetë në format e gjobave për njerëzit në fshatrat e thellë që ngrenë një avlli dhe jo ndaj atyre që hedhin beton në plazh. tha kryeministri duke shtuar se “Prioriteti tjetër është rritja e mëtejshëm e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›