E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Irlandës viziton Prishtinën

Prishtinë -Në Kosovë, ka mbërritur sot për një vizitë dy ditore kryeministri i Irlandës Brian Cowen. Agjencitë e lajmeve në Prishtinë bëjnë të ditur se Cowen pritet të takohet me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Kryeministri irlandez i cili shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Uilli 0'Dia, në prag të Kishtlindjeve, do t'i vizitojë edhe paqeruajtësit e vendit të tij në kuadër të KFOR-it në një kamp shumë pranë Prishtinës. Irlanda ka 233 ushtarë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›