Zyrtarë serbë vizitojnë Kosovën pa leje nga autoritetet
Prishtinë -Disa zyrtarë të larët serbë kanë hyrë sot në Kosovë, pa marrë lejeje pranë autoriteteve të Prishtinës zyrtare. Zyrtarët do të vizitojnë për tre ditë rresht vendbanimet serbe në Kosovë. Qeveria e Serbisë vazhdon ta shkel sovranitetin e Kosovës në mënyra nga më të ndryshmet. Në tre ditët e ardhshme zyrtarë të lartë të Serbisë do të vizitojnë vendbanimet serbe në Kosovë pa njoftuar institucionet zyrtare kosovare.
E përditshmja “Koha Ditore” në Prishtinë, njofton se pritet që Ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ministri i Pushtetit Lokal, Milan Markoviç, si dhe sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Boris Tadiç Mllagja Gjorgjeviç dhe drejtori i Postës dhe Telekomit të Serbisë, Goran Qiriç kanë mbërritur sot në Graçanisë.
E pyetur rreth kësaj vizite, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thotë se nuk është e informuar. Sa i përket Policisë së Kosovës, burime zyrtare të saj konfirmojne se ata do të bëjnë sigurimin e delegacioneve.
Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së zyrës së Post-Telekomit të Serbisë në Graçanicë dhe do të zhvillojnë takime, siç thuhet, me kryetarët e komunave të Kosovës qendrore.
Këto struktura komunale nuk njihen nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato kosovare. Rangjell Nojkiç, drejtor i PTT-së së Serbisë për Kosovën, ka thënë se qeverisë serbe, renovimi i zyrës së postës në Graçanicë i ka kushtuar rreth 90 mijë euro. /rel-start/