Pakistan, avionët amerikanë vrasin 7 persona
Vaziristan -Të paktën shtatë persona mbetën të vdekur sot në rajonin e Vaziristanit Jugor në Pakistan, si pasojë e shpërthimit të raketave. Mendohet se të paktën 2 raketa janë hedhur nga avionë pa pilotë amerikanë duke lënë pas bilancin më të fundit të viktimave, që duket se nuk kanë fund në këtë zonë.
Forcat amerikane në Afganistan, të zemëruar nga një përhapje e kryengritjes talebanë që po përkrahet nga militantët në enklavat në veriperëndim të Pakistanit, ka shtuar sulmet me anë të avionëve pa pilot pavarësisht nga kundërshtimet e pakistanezëve.
Një raketë goditi një fshat pranë Wanas, qyteti kryesor në rajon, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, ndërsa tre të tjerë u vranë në një sulm tjetër në një fshat pranë tij, deklaruan dy zyrtarë të agjencisë pakistaneze të zbulimit.
"Anëtarët e fisit hapën zjarr ndaj avionit pa pilot pas sulmeve", theksoi nëpërmjet telefonit një banor në qytetin Wana për agjencinë Reuters.
Automjeti i vënë në shënjestër në sulmin e parë ishte pajisur me një armë kundëravion dhe militantët qëlluan ndaj avionit pa pilot përpara se raketa ta godiste atë, deklaroi një nga zyrtarët e agjencisë së zbulimit.